Këshilla/Blog

Alda 29.09.2019

Prsh jam e gezuar qe mund te hapem me dike…flm per kete mundesi jeta ime me qene e veshtire she me duke sikur jam ne nje pus te thelledepresioni dhe nk dale dot qe aty…shpeshhere lendoj veten duke tentuar te pres duart me brisk me .ca te gjej a mund te me ndihmoni ta kaloj kte situate depresioni ju lutem???

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje Alda,

    Me vjen mire qe na sheh si mundesi per te komunikuar dhe folur hapur per ate qe po perjeton. Po ashtu, gezohem qe e ke shfrytezuar kete mundesi per veten tende ne kete moment te veshtire.

    Ti ke shkruar qe po jeton ne nje pus te thelle depresioni. E di sa e veshtire mund te jete te jesh brenda atij pusi dhe te tentosh perdite per te dale. Depresioni prek trurin, trupin dhe sjelljen. Si i tille, ai duhet trajtuar. Ke bere vizita mjekesore? Ke folur me nje mjek apo psikolog?

    Kur depresioni shoqerohet me demtim te vetes, nevoja per ndihme eshte akoma me e madhe. Duhet ta marresh sa me pare ate ndihme.

    Nderkohe, duam te sigurohemi qe nuk je vetem dhe qe ke persona te dashur aty prane qe mund te te mbeshtesin dhe te te shoqerojne per nje vizite apo nje konsulte.

    Referoju faqes sone (eksperteve dhe/ose sherbimeve te ndihmes) dhe kerko ndihme per gjendjen tende.

    Jemi ketu per ty,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV