Këshilla/Blog

05.10.2018

Pershendetje, vuaj nga ankthi qe e vogel. Jam tip shume i ndrojtur dhe shume i mbyllur. Kam probleme me ankthin kur flas para personave te tjere, kur bej prezantime per intervist pune apo edhe kur kam qen e vogel ne shkolle. Kjo gje me shkakton dridhje te theksuara trupi edhe zeri dhe duket sikur jam gati per te qare. Jane shume te dukshme sa te gjithe ma ven ne dukje kete pjese kur me ndodh. Duke qen se kjo situat me ndodh shpesh here kam frike te flas para njerezve, madje edhe duke e menduar thjeshte nje situat te tille me fillojne rrahjet e shpeshta te zemres edhe dridhjet. Doja ndonje ndihme, keshille, medikament si te ndryshoj tek kjo pjese sepse me eshte ber jeta e paperballueshme keshtu si jam.

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshendetje Santa,

    Të jetosh me ankthin për një kohë kaq të gjatë sa ke jetuar ti është padyshim një eksperiencë e mundimshme duke pasur parasysh që çrregulimet e ankthit janë shqetësime të cilatr e vështirësojnë jetën tonë dhe e ulin cilësinë e jetesës, marrëdhënieve dhe performancës. Më vjen keq të lexoj që ke vuajtur nga ankthi që e vogël dhe nuk ke kërkuar asnjëherë ndohmë të specializuar për të. Në më të shumtën e rasteve, ankthi shkaktohet nga mendime irracionale, apo pritshmëri jo realiste. Në themel të këtyre mendimeve dhe prishmërive, shpesh qëndrojnë marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm për ne, situate të përsëritura jetësore dhe më rrallë ngjarje specifike, të cilat shënojnë jetën tonë.

    Për këtë arsye, une të rekomandoj të konsultohesh me një psikoterapist/e të kualifikuar dhe të vendosësh një marrëdhënie pune sistematike me të me qëllim që të mudesh të eksplorosh mekanizmat që aktivizojnë ankthin tek ti dhe që e mbajnë aktiv. Po ashtu, bashke me psikoterapisten/in të mubndesh të ndërtosh besime dhe mekanizma të reja përmes të cilave të mundesh të përballesh me sfidat jetësore ne mënyre më të shëndetshme. Psikoterapia është një proces afatgjatë dhe që kërkon durim dhe punë aktive nga ti, por bësoj se I detyrohesh vetes një jetë më cilësore.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  2. Anonymous says:

    pershendetje jam nje zonj nga lushnja 58vjec shpesh her kam dridhje te barkut Pjesa e zorreve ne se ka nje ndim a nje keshill ju lutem me ndihmoni

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju rekomandojme te beni nje vizite tek mjeku i familjes per te pare nese eshte nje shqetesim kalimtar apo keni nevoje per te kryer ndonje ekzaminim specifik.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.