08.05.2019
Gjithmone ne shkolle me bullzojne duke me thene gay, me shtyejne ,me godasin, me ngacmojne vazhdimisht ,kjo gje me le te pagjume naten, me shkaterron me vene ne stres sa qe i shkuli floket e mi , qka te beje tjeter perveq vetvrasjes? Pergjigjuni sa me shpejt JU LUTEM !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje A48,
Te falenderojme qe na ke besuar dhe na ke shkruar problemin tend.
Pyetja jote i eshte derguar ekspertes dhe do marresh pergjigje sa me shpejt te jete e mundur. Nderkohe te ftojme te shohesh artikujt edhe pergjigjet e tjera te eksperteve.
Ka shume gjera te tjera per te bere perpara vetevrasjes, dhe me ndihmen tone do mundohemi ta kalojme kete brenge.
Jemi ketu per ty. Na shkruaj serish dhe sa here te kesh nevoje.
Gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje dhe faleminderit qe kerkove ndihme, sepse sado e veshtire te jete situata ka gjithmone nje zgjidhje.
Me vjen keq dhe e kuptoj sa i merzitur ndihesh prej te tjereve, por nuk eshte faji yt! Nese njerezit te ngacmojne dhe ushtrojne bullizem ndaj teje, NUK ESHTE FAJI YT!
Kur kane filluar ngacmimet? A ke kerkuar ndihme te nje person i rritur? Dua te sigurohem qe ke dike me te cilin mund te flasesh dhe te marresh ndihme sa me shpejt: nje prind, nje mesues, nje person tjeter. Nese nuk ke dike, te lutem, ler nje kontakt te faqja dhe ai nuk do te publikohet, qe te te ndihmojme sa me pare.
Ne pritje,
Lediona