Këshilla/Blog

29.11.2018

Jam nje vajze 35 vjec. E martuar me 2 femije. Me ne jeton edhe mamaja ime qe nga fiillimi i marteses. E morem kur vdiq babi im. E urrej shume mamane time. Bejme sherr cdo dite per cdo gje. Per cdo gje qe ajo thote une kam mendim komplet tjeter. Per me teper nuk kam fare respekt per te. Sepse me duket nanipulatore, gjithmone e pakenaqur, thyese e privatesise, injorante dhe shpesh here e lige. Kerkon te duket mire para burrit tim duke me ulur mua. Ben cdo gje qe une te dukem e pa afte, sikur nuk bej dot pa ndihmen e saj ne shtepi. Etj etj si keto. Une jam shume e shkolluar dhe lexoj shume edhe per keto tema. Kam provuar menyra te ndryshme: injorimin efjaleve te saj, i kam folur me qetesi, i kam thene stop se po me shkaterron martesen dhe jeten. Eshte e kote. Per me teper me duket se kerkon me cdo kusht te me ndaje nga burri. Trillon skena qe te me nxisi xhelozine. Puna ka arritur deri aty sa leximet e mija per ta normalizuar situaten nuk bejne me pune. Po me tronditen ekuilibrat mendore. Ka arritur kulmi nuk e shikoj dot me neper shtepi. I them vetes cdo dite e urrej e urrej. Per kete me vjen shume turp. Si mund te arrij nje njeri si une te urrej mamane. Por po ndiej qe po cmendem. Me ka corientuar komplet. Nuk jam mire as me burrin as me femijet. Helmi i saj mengjes dreke darke tani eshte bere fiksim per mua. Me duket sikur po me helmin gjskun dale ngadale. Kam nevoje urgjente per ndihme. Perndryshe do himbas familjen. Ju lutem me keshilloni ku mund te gjej ndihme psikologjike jo shume te kushtueshme. Une nuk kam para me vete. Ekonomine e mbsn burri. Por ai eshte kategorikisht kundra psikologeve. Nuk pranon te ma paguaje. Nuk do as qe une te takoj psikolog. Se eshte e vogel Shqipria thote. Na dalin muhabetet e shtepise. Eshte shume konservator. Por mua me duhet patjeter se nuk mundem me. Kam 8 vjet qe e duroj kete situate. Tani po plas. Me duhet nje psikolog me tarifa ekonomike. Qe ta paguaj vete me ndonje kursim.

  1. Andi says:

    Pershendetje,
    Si fillim duhet te qetesohesh dhe ta shohesh situaten me qetesi.
    Mamaja ka qene ajo qe te ka lindur ty e te ka rritur dhe kete sduhet tja hedhesh poshte.
    Si fillim,duhet te flasesh me mamane,ta zbulosh cfare e mundon dhe arsyen,pasi cdo gje ka nje arsye.
    Them se ajo po kalon kohe te veshtira,ndoshta mund te jete e vetmuar dhe i duket sikur ti je e lumtur ndersa ajo jo.
    Ndoshta ajo duhet te takoje njerez te moshes se saj,ndonje shok apo shoqe….Te shetise nga pak,te njohe dike te moshes se saj…keshtu edhe ajo do ndihet e lumtur..
    Mos e mer mundimin per psikologe,pasi leket te marin,jane hipokrite te gjalle.
    Uroj te te kem ndihmuar 🙂

  2. Kledi says:

    E vogel eshte Shqiperia por e madhe eshte vlera e jetes tende qe te merzitesh se ca thon njerzit. Mamaja jote nuk te do ty dhe eshte me se miri qe te shkeputesh kontaktet me te. Femijet nuk duhet te kene pergjegjesi per prinderit e tyre. Eshte ajo qe zgjodhi te te sjelle ne kete jete dhe nuk i ke borxh asgje. Ke vuajtur per 8 vite, eshte koha te jetosh. Gjitha te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV