Këshilla/Blog

28.11.2018

Pershendetje kam nje problem qe me mundon shume une kur flas me dike nuk ndjehem aspak e lirshme filloj skuqem dhe verej se pastaj as te tjeret nuk ndihen lire prane meje skuqem per gjene me te vogel.
Problemi tjeter eshte se nuk mund te kontrolloj emocionet e mia kur mua ne shkolle me kerkohet te lexoj diqka ose te them diqka fillon me dridhet zëri me ndalet fryma me dridhen duart ndjehem shume keq dhe nuk ndjehem normal si te tjeret. Si mund te ndihem e lire pa komplekse pa turp dhe pa emocione si mund ti ndaloj keto ju lutem me gjeni nje zgjidhje kam shume nevoj.

  1. G says:

    Pershendetje, me vjen mire qe po kerkon ndihme per kete shqetesim. Permendi ‘simptoma’ fizike si skuqja, dridhja e duarve, e zerit dhe ndalja e frymes. Do te doja qe emocionet e tua te kishin emer dhe me simptomat fizike qe ke pershkruar, mendoj emocionet qe ndjen jane turpi dhe frika. A mendoni dhe ju keshtu? Ajo qe une ve re qe ju i keni keto ndjesi kur ju duhet te nderveproni me te tjeret apo kur duhet te performoni dicka, si te lexuarit ne klase. Ne psikologji ky quhet ankth social. Ankthi social eshte frike irracionale qe ti ndjen ne situata sociale. Nese ti je duke kerkuar ndihme ketu per kete, kjo do te thote se je e gatshme per ta kaluar kete. Ky eshte hapi i pare. Do te doja qe ti t’i kuptoje se cfare mendimesh i sjellin emocionet qe ti ndjen. (Kam turp sepse….. dhe kam frike kur lexoj sepse….) Do te te keshilloja qe te mos perpiqesh te jetosh pa emocione, por t’i njohesh dhe t’i pranosh ato. Menyra me e mire per te luftuar ankthin, sikletin, friken ne situata sociale eshte ta perballesh veten me sa me shume situata te tilla. Te perqafoj!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV