Këshilla/Blog

Shoku1 25.07.2023

Pershendetje,, jam 42 vjec i martuar dhe kam dy kalamaj,, problemi im eshte sepse qe kur kam pasur lidhjen e pare rreth 19 vjec nuk me eksiton partnerja, me doren time eksitohem kurse me partneren jo nuk eksitohem sa do qe te bejme lojra seksuale. Nuk jam perdorues alkoli, dhe porno nuk eshte se shof thjesht ndonjehere per kurrshtje. Ju faleminderit shpresoj te kem nje pergjigje

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke kontaktuar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
    Në fakt informacioni në letrën tënde, ngre më shumë pyetje, të cilat kanë nevojë për përgjigje, përpara se të vijohet, pasi është e vështirë të kuptohet motivi i kësaj që ti thua.
    A ka patur eksperienca seksuale eksituese lidhur me partneren? Në rast se po cfarë mendon se e ka mundësuar?
    Po me persona të tjerë ose lidhje të tjera?
    Cfarë do të thotë që kur ke patur lidhjen e parë 19 vjec? A bëhet fjalë për një lidhje tjetër?
    Cfarë mendon se nuk ka funksionuar në lidhjen në 19 vjec?
    Cilat janë fantazitë e tua kryesore seksuale? Cfarë është që të stimulon kryesisht? Cilat janë fantazitë e tuaj lidhur me masturbimin?
    A ke vetë ndonjë hamendësim me se mund të lidhet kjo gjë?

    Besoj se këto përgjigje i ke ti.

    Mbetemi në kontakt
    Gjithë të mirat,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV