01.06.2019
Pershendetje, po ju shkruaj per motren time. Eshte martuar tani qe 2 muaj ne gurbet, fillimisht i ka dasht shume burrin dhe antaret e familjes sa ishte ne Kosove, mirepo kur shkoj atje nderroj qasje, po qendron vetem ne dhome, ka kokedhimbje te madhe, naten rrin pa gjume dhe flen deri vone mengjes, ka humbje peshe, cdo gje qe flasin ata dhe bejne i duket se po ia bejne per inati, nuk pe don kerkon, don me nejt veq me burr te vetin por edhe me te vetem shtyhet. Theksoj se edhe me pare ne shtepi ka bere sendet e vogla te medhaja, nuk i kuptonte shume mire sendet u deshke me ia spjegu gjeresisht per me kuptu (siq thojm nuk po ia kap truri) edhe kur bisedon diqka del prej nje teme ne tjetren me nervozizem, disi fjalet e fundit i flet te parat. Por tani ka eskalu situata krejt, vetem bertet tek burri me ze te larte, nuk i don familjaret, ankohet per krejt gjerat, edhe pse faji eshte i saj veten nuk e len me faj por ia hedh fajin te tjereve. Nuk e dim tek cili mjek me dergu, nese ka mundesi nje mendim per kete gjendje dhe sugjerim per mjek. eshte ra ne depresion apo qfare ka ?