Anonim 30.08.2024
Pershendetje,
Jam 30 vjec dhe mendoj qe mund te jem ne depresion post partum. Kam mendime negative dhe kam rreth nje muaj me ndjesi ankthi. Kam nje femije 7 muajsh. Nuk kam mendime negative per femijen, por per veten. Frikerat se do vdes nga zemra apo se mos cmendem kam arritur t’i menaxhoj. Kam frike se mos i bej keq vetes. Me eshte aktivizuar kjo frike dhe mendoj mos bej dicka te keqe vetes. E kam si ndjesi frike.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që ke ndarë me ne shqetësimin dhe ndjesitë e tua.
Imagjinoj që kjo nuk është një periudhë e lehtë për ty lidhur me këto përjetime.
Gjithsesi informacioni që paraqitet në letër është I limituar për të kuptuar më shumë dhe do kërkonte më shumë shpjegime se cilat janë mendimet negative dhe cilat janë gjërat që ju trembesh më shumë lidhur me cfarë mund ti bëje vetes, kur ndodhin kryesisht këtë mendime dhe cfarë është që mendon se mund ti bësh vetes dhe si sillesh me këtë mendime.
Duket sikur je në fakt në një periudhë sikur po përpiqesh të mbash në kontroll ose të kontrollosh dicka fort në jetën tënde ose që sikur ka një motiv të madh mbrapa që s’duhet të ndodh asgjë e keqe. Nuk e di a jam e saktë në këtë supozim por natyrshëm kjo periudhë përmban ndryshime domethënëse dhe reflektime lidhur me veten, ndryshimin e jetës etj.
Është shumë përgëzuese që ti kërkon ndihmë për veten tënde dhe ndoshta është mirë që të shqyrtosh një takim me psikolog në mënyrë që të hulumtohet më shumë dhe të kuptohet natyra e shqetësimit tënd dhe pse ka ardhur pikërisht në këtë periudhë.
Të uroj më të mirat
Me respekt
Alma