Jeta 22.02.2022
Pershendetje! Doja tju pyesja , kam dale me CiN1.
Mjekja me kimunikoi qe te beja prerje koni ose te prisja per nje pap test pas disa muajsh. Jam ne pritje te pergjigjes HPV. A con ne heqjen e mitres? Qelizat e demtuar a mund te jene demtuar nga lindjA natyrale. Faleminderit jane ne pritje me ankth te pergjigjes tuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Sipas protokolleve te fundit, CIN1 nuk eshte kusht per konizimin e qafes se mitres, pasi shumicen e rasteve trupi e eleminon vete. Duhet mbajtur nen kontroll, mund te perseritesh pap testin pas 6 muajsh, mund te besh kolposkopi e biopsy, por heqja e mitres eshte teper teper e parakoheshme, madje e pakonsiderueshme ne keto kushte. Nuk eshte krijuar nga linsja natyrale. A mund ta kete renduar? Eh, mundet. Por jo detyrimisht eshte e lidhur me lindjen. CIN1 e kane edhe gocat e palindura. Ka te beje me virusin, jo me lindjen. Gjithsesi, per momentin thjesht do e mbash nen kontroll, Asgje me shume.
Gjithe te mirat.
Elinda