Këshilla/Blog

Isa 28.09.2019

Kam probleme me te dashurin pasi her pas here rrin dhe mendon per te kaluaren time qe e kemi sqaruar dhe i kam premtuar qe sdo ta tradhtoj e do ta dua sic e kam dashur diten e par qe e kam njohur.
Nuk di si ta bej te mos merzitet nga mendimet e tilla per mua me duken te kota kur dhe un nuk ja mendoj gjerat qe ka ber ai.
Un e dua teper e nuk dua te lendohet nga kto mendimet
Un jam afer tij pran tij por xhelozia e tij mbizoteron
Ju lutem do me ndihmonit me nje mendim te sinqert. Shum flm.

  1. IG->Krissti_blog says:

    Ti duhet qe t takohesh her pas here me te dhe te mendoni per te ardhmen

  2. Mosbesimi says:

    Nëse e ke tradhëtuar gjat kohës që ke qenë më të e lidhur, s’ka për t’a kaluar asnjiherë dhe do ngelet me pasoja edhe sikur të lidhet me dike tjetër do t’i duket sikur nga momenti në moment mund t’a tradhëtojnë.

  3. Isa says:

    Jo kam 1 vit dhe as qe e kam trradhtuar as kam dashur te dua dike tjtr jam e lumtur me te biles jam e sigurt qe un sdo ta trradhtoj kurr

  4. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Ju falenderoj për pyetjen. Lidhur me shqetësimin tuaj mund të them se xhelozia kur respekton lirinë e tjetrit mund të konsiderohet deri diku e shëndetshme pasi bëhet motiv për t’u permirësuar si personi që e vuan ashtu dhe marrëdhënia në të cilën ndodhet. Por kur nuk është ky rasti, ajo është një ndjenjë përndjekëse nga e cila është shumë e vështirë të çlirohesh dhe e cila nuk largohet me kalimin e kohës. Ky është një problem me të cilin më shumë duhet të punojë I dashuri juaj. Ju mund t’I gjendeni afër për ta ndihmuar por nuk duhet të keni ndjenja faji për sa kohë jeni e ciltër me ndjenjën tuaj. Ajo që mund të bëni ju (gjithmonë pa shpresuar shumë) është që të vini kufij në marrëdhënien tuaj
    dhe të kërkoni reciprocitet. E rëndësishme është që juve personalisht duhet ta respektoni veten dhe të mos shkelni mbi të. E kuptoj rëndësinë e marrëdhënies dhe ndjenjat që keni, por kjo marrëdhënie nuk është më e rëndësishme se dinjiteti juaj. Asnjëherë nuk duhet ta marrim tjetrin për të mirëqenë.

    Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV