Ela 21.02.2022
Pershendetje,uroj te jeni mire dhe shpresoj kete here te marr nje pergjigje nga ju. Problemi im eshte aroma e rende vaginale. Kam sekrecione te bardha pak te shpeshta, pas shkarkimit te sekrecioneve apo pas urinimit me fillon nje arome shum e rende vaginale. Para 2-3 javesh bera analizen e sekrecioneve dhe me dolen pak clue cells te gardenerella dhe baktere te tjera +++ ndersa te tjerat negative. Doktoresha me tha qe nuk ka asgje per tu shqetesuar dhe nuk me dha mjekim por era e rende ende me vazhdon dhe eshte bere shume shqeteduese per mua. E theksoj qe kam vuajtur shume shpesh nga infeksionet bakteriale apo mykotike. Gjithashtu u ben diku te dy muaj qe ne zones e anusit me krijohet nje carje e vogel e lekures dhe me jep shume kruarje,nuk e di nese jane te lidhura si probleme me njera tjetren. Ju lutem nje sygjerim nga ana juaj si mund te veproj ,cfare analizash me sygjeroni ose ndonje krem vaginal qe mund te marr. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Me vjen keq per sa thoni. Vagina nuk eshte vend steril, prandaj dhe dr ju ka thene qe gjetjet ne analize, ne ate moment, nuk kane qene te tilla per te marre mjekim. Keshtu sic me thoni, mund te jete nje bakterioze vaginale jospecifike. Sigurisht qe nuk mund t’ju rekomandoj ilace, vetem mjeku qe ju kontrollon mundet. Carja anale ( fisure anale) jo detyrimisht ka te beje me infeksionin vaginal. Gjithsesi, diskutojeni me mjekun tuaj nga afer, ai ju jep rekomandimet perkatese. Gjithe te mirat.