06.03.2016
Pershendetje! Un kam nje problem, jam shum e paduruar dua qe gjerat te behen kur them un, jam shum nevrike dhe nuk duroj dot kur te tjeret me komandojn. Dua t jem me e qete dhe ti degjoj te tjeret por nuk e komandoj dot veten. Shpesh here kam patur probleme me familjen (shumicen e rasteve me babin) sepse ata nuk e kuptojne tipin tim dhe babi esht shum nevrik. Un kam nevoj per pak hapsir dua t provoj gjera te reja dhe t kem lirin time edhe pse n moshen time kjo per prindrit esht dicka e papranueshme. Do t doja nje keshill se si ta kontrolloj veten dhe t mos reagoj aq me nerva shumicen e kohes. Shpresoj te me ndihmoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe po ndan me ne shqetësimin tënd. Nga cfarë ke shkruar kuptoj që je një vajzë impulsive dhe reagon me nerva kundrejt të tjerëve dhe kjo gjë të shqetëson. Ti je në kulmin e adoleshencës, periudhë e cila shoqërohet me dinamika të fuqishme brenda vetes tënde dhe me të tjerët. Kontradiktat me prindërit janë të kuptueshme, për shkak të ndryshimit të moshës, të asaj cfarë pret ti për veten dhe cfarë presin ata për ty, për shkak të besimit apo të mosbesimit që ka në raportin tuaj. Në adoleshencë gjithcka të duket se ecen me të shpejtë, dhe cdo gjë do që të bëhet “tani dhe këtu”. Marrëdhënia me prindërit është mirë të ketë bazat e forta të besimit, që pavarsisht luhajteve nuk do të shembet. Flit me to kur të ndjehesh gati, kur gjërat të jenë të qeta (jo detyrimisht kur duhet të zgjidhësh dicka tani për tani). Tragoju si ndjehesh ti, cfarë mendon ti dhe pse duhet të të besojnë ty. Lëru mundësinë të shpjegohen dhe ata se si ndihen dhe mendojnë. Komunikimi i përshtatshëm është një mjet shumë efektiv i krijimit të një raporti të mirë me të tjerët. Ndërkohë mund të përdorësh dhe teknika relaksimi (si frymëmarrje të thella, meditim, relaksim) në momente të caktuara gjatë ditës, të cilat të ndihmojnë që të shkarkosh energjitë “negative”. Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak dhe ju ftoj të na shkruani sa herë të doni të ndani dicka me ne.
Gjithë të mirat!