11.04.2016
Jam nje djal nga fieri e jetoj ne tirane dhe vuaj nga stresi dhe ankthi . Kam gati tre vite qe rri ne shtepi. Para 4 vitesh kam qene i fejuar dhe jam ndare . Ate vajze e dua shume edhe sot . Edhe ajo me do por kur provuam te ribashkohemi tani afer ajo nuk duroi dot te zgjidhnim problemet tona . Tani po ju tregoj problemet e mia . Pasi u ndava me te fejuaren megjithese prinderve dhe miqve u thoja se sme bie ndermend per ate vajze shume shpejt fillova te vuaja per te . Nuk po gjeja pune dhe te them te drejten nuk me interesonte asgje . U mbylla ne vetvete nuk flisja me familjen dhe fillova te luaj bixhoz (lloto) gje e cila mu be semundje . Familjes u kam shkaktuar shqetesime te shumta dhe nuk po mund te dal prej ketij qerthulli. Ish e fejuara punon diku dhe nuk eshte lidhur me askend . Ime moter eshte takuar disa kohe me pare me te dhe me tha se ajo eshte e gatshme te lidhet me mua nqs une isha dakord . Dhe une rreth nje muaj me vone i telefonova dhe u takuam biseduam dhe une sikur rilinda te dy u nxituam dhe nuk po pritim dot te takoheshim te nesermen . Gjate kesaj kohe i tregova asaj qe kam pasur probleme me bixhozin dhe qe nuk po gjeja dot pune. Kjo zgjati 5 dite dhe i kerkova te rrinim ne shtepine e saj (pasi ajo jeton vetem per shkak te punes) . Une pata probleme dhe u bllokova . Megjithese u munduam nuk arritem tja kalonim mire . Ate nate une ika dhe megjithese ajo nuk ishte e kenaqur po ashtu si edhe une me percolli embel . Ajo iku jashte me sherbim dhe tek po flisnim ne mesenger sikur u lekund dhe filloi te me kerkonte llogari duke me thene se cfare duhet te pelqente tek une, megjithese une i kisha treguar te gjitha me vuri ne pozite dhe vendosem te mos takohemi me . Pasi ajo u kthye une nuk fola me te por pas 3-4 ditesh e kerkova dhe u takuam dhe ate dite mu duk me e ftohte . Me vone ne mesenger me tha se eshte e kote te takohemi . Gjate kohes qe isha me te sikur rilinda dhe doja te beja gjithcka per ta mbajtur ate lidhje e s’me interesonte asgje tjeter . Prej asaj kohe ka kaluar tre muaj dhe une jam po ne te njeten gjendje . Vetem per te mendoj dhe sme intereso asgje tjeter por nuk dua ta shqetesoj me se me duket sikur nuk po funksionon . Ju lutem me ndihmoni te gjej nje zgjidhje . Kjo eshte hera e pare qe ndaj mendimet e mia dhe do desha nje pergjigje eksperti . Faleminderit paraprakisht .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit per letren dhe per sinqeritetin e ndarjes se mendimeve e ndjenjave te tua me ne.
Me aq sa kuptohet lidhja e historia juaj eshte e rendesishme per ty, edhe pse eshte shoqeruar shpesh nga probleme e dinamika qe mbase nuk jane superuar ne forme te shendetshme, edhe pse ju keni bere perpjekje te vazhdueshme per te komunikuar, afruar, bashkejetuar e provuar.
Ne fakt e di qe mbase ne kete pike, po pret nje pergjigje direkte nga ne, qe realisht nuk do ta jap per te vetmen arsye se zgjidhja e pergjigja qe ti po kerkon qendron pikerisht ne konfliktin qe te gjeneron kjo lidhje ne dinamiken afrim-largim. Nqs do te shprehesha me qarte, pyetja ime per ty eshte: Pse kur jeni afer, largoheni ju te dy? E pse kur jeni larg, afroheni ju te dy (apo ti ne kete rast)?
Ne rast se do te rindertosh e te mbash marredhenien, eshte e nevojshme te reflektosh per largesine qe krijohet midis jush, kur qendroni bashke. Cfare gjeneron konflikt? Per cfare s’ndiheni mire ju te dy? Ka dicka qe nuk eshte sic duhet te jete, qe nuk ndiheni te dy te gatshem e te plote per te jetuar bashke.
Kur largohemi nga personi, tendenca eshte te jetojme me ndjenjat tona, por kur jetojme me dike, marredhenia pervecse me ndjenjat matet me veprimet. Ndjenjat jane tonat, ndersa veprimet ofrohen e behen per tjetrin apo per te perbashkten e ciftit.
Kjo per te te thene qe nqs do te rindertosh marredhenien me njeriun qe do, te duhet te reflektosh per ate qe e ben me te mire bashkejetesen tuaj. Nuk arrij ta kuptoj me se miri se cfare krijon konflikt midis jush, por ne gjykimin tim eshte e rendesishme qe dikush te jete mire me veten, perpara se te mund te ofroje me te miren per tjetrin.
Mbase ky eshte nje moment qe te duhet te reflektosh per veten.Do te keshilloja qe te gjeje gjera te dobishme per te bere, per ta vene veten ne levizje, per te permiresuar veten, per te gjetur potencialin tend.
Kur permiresojme veten, kemi konfidence, dalim nga kutia e erret e ankthit dhe stresit dhe tendencen e mundesine per te ofruar me shume e plote.
E di qe mund te jete e veshtire, por sic thashe me siper zgjidhjet e pergjigjet vijne nga rritja, lendimet e gjetja e rrugeve.
Te uroj gjithe te mirat e te shohesh driten brenda teje e ne lidhje e marredhenie qe te bejne te ndihesh mire,
Je I mirepritur te na shkruash serish e sa here te duash,
Me respekt,
Alma Guma