Këshilla/Blog

01.03.2016

jam nje vajze 21 vjec qe vazhdoj sudimet master jashte vendit. para nje muaji e gjysme kam kaluar nje krize ankthi dhe paniku shume te forte. kam qene ne nje ambjent ku po tymosej hashash dhe vete per here te pare tymosa 2 here pra 2 smoke te vetme. e di qe disa njerezve i shkakton kriza ankthi si mua. por qe atehere me pershkojne here pas here te tilla simptoma, ndjesi shume te keqija. Perjetoj rrahje zemre te shpeshte, ndjesi per te urinuar shpesh, tip mpirjesh etj. kur u ktheva ne shtepi per pushime u ndjeva mjaft me mire. por rikthimi ne vendin ku studioji riktheu sipmtomat. sidomos kur fola me vajzen me te cilen ndodhesha ate nate. dhe vete mendimi ta takoj serish pasi folem me beri te ndihem keq. cfare mund te bej ju lutem? jane ndjesi shume te keqija…ndihem shume keq edhe para prinderve pasi ato nuk e dine dhe une mendoj se kam vepruar keq pas kraheve te tyre..

  1. Ad says:

    Te kesh keto simptoma pas tymosjes se pare.Eshte e kuptueshme qe te kesh ndjesin e fajit para prinderve po kjo gj sduhet tju shqetesoje sepse je ne 1 moshe qe do experimentosh gjera te reja dhe do besh aventurat e tua kshu qe mos u shqeteso sh dhe mos e ler qe kjo gje te ndikoje ne humorin tend.Sa per perseritjen e siptomave kur takon po t njejtit njerez apo viziton te njejtit vende eshte me se normale sepse truri dhe trupi jot i lidh keta njerez dhe vende me ndjesit qe ke perjetuar ti n ate moment.per mendimin time duhet te shmangesh sa te kesh mundesi shkaqet qe te japin ankth dhe duhet te mendosh gjithmon pozitivisht.Ankthi esht normal sidomos kur je jasht vendit e te mungojn sh gjera por ti duhet te fokusohesh te arsyet qe t kan bere te shkosh atje dhe te mundohesh te perfitosh sa me shume nga kjo experienc.Esht 1 mundesi q nuk do t t perseritet me se dhe mosha esht perfekte per te tilla experienca kshu q mer sa m sh nga ajo dhe me optimizem dhe me buzeqeshje.Me buzeqeshje kalohet gjithca.

    1. Anonymous says:

      Shume faleminderit per pergjigjen tuaj.Me dha shume pozitivitet. A mund ta di nese jeni nje nga ekspertet a faqes apo dikush tjeter?

      1. Stafi Nuk Je Vetem says:

        Pershendetje e dashur,

        Ekspertet e faqes jane vetem ata qe ndodhen ne Listen e Eksperteve.
        Kete liste mund ta gjeni ne fund te webfaqes, ne rubriken ‘ Lista e eksperteve’.

        Ju urojme gjithe te mirat,
        Stafi i Nuk je Vetem

  2. Anonymous says:

    Pershendetje Stafi i nuk je vetem,

    Faleminderit per pergjigjen.
    A mendoni se mund te marr pergjigje nga njeri nga ekspertet per problemin tim?

    1. Stafi Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur,

      Patjeter qe po. Pyetja jote i eshte derguar ekspertit, dhe shume shpejt do marresh pergjigjen nga eksperti.

      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi i Nuk Je Vetem.

  3. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje ,

    Shumë njerëz raportojnë të kenë pasur eksperienca të ngjashme kur kanë përdorur për herë të parë hashash. Por sigurisht që efekti i tij nuk zgjat, dhe situata kthehet në normalitet pas pak kohësh.
    Gjatë një ataku paniku , trupi dhe mendja përpiqen te mbrohen ndaj diçkaje të perceptuar si të rrezikshme.Simptomat e atakut të panikut nuk janë të rrezikshme, por sigurisht që mund të jenë shumë frikësuese.Ato që ju i përshkruani si ‘’ndjesi të këqia’’ lidhen me ndjesitë trupore, të cilat duket që nxiten nga vënde dhe persona të veçantë, të cilët lidhen me episodin e parë të atakut të panikut. E kuptoj që është e vështirë , por do të sugjeroja të mos shmangni kontaktet me vajzën e cila ka qënë prezente atë natë dhe vendin që të shkakton ankth. Tako vajzën sërish, vizito të njëjtin vënd dhe nëse simptomat rikthehen, prit në qetësi që ato të largohen duke ditur që është vetëm ankth, dhe nuk ështe i rrezikshëm.
    E di gjithashtu që frika nga të pasurit një ataku paniku është e madhe dhe të shkakton ndjesi parehatie, por përballja me stimujt që nxisin ankthin është e rëndësishëm dhe çon në reduktim të simptomave kur kjo bëhet sistematikisht për një periudhë kohe .
    Do të sugjeroja të lexoje mbi Atakun e Panikut dhe të takoje nje profesionist i cili mund të të ndihmojë. Shqetësimi sapo ka filluar, dhe trajtimi mund të jetë i shpejtë.

    Uroj që gjërat të shkojnë mirë .
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV