Këshilla/Blog

Sloth 28.09.2019

Me dolen studimet jashte dhe tani jam larg familjareve te mi dhe komplet vetem ne nje shtet qe as njoh njeri as me njeh njeri. Kam vetem nje muaj ktu po me ka marre malli per cdo gje. Per familjaret po e po, por edhe per gjerat materiale si shtratin tim, dhomen time, pamjen jashte dritares se dhomes time, etj.
Nga ana tjeter dua shume qe t’ia dal dhe te mund tu kthej prinderve cdo qindarke qe kane investuar ne mua, jo domosdoshmerisht per ata po per motren time me te vogel.
Nderkohe po me afron edhe ditelindja po nuk dua ta festoj fare. Ne fund te fundit askush nga kta qe jane ktu se di dhe skam pse ua them. I gjithe thelbi i ditelindjes eshte te mblidhesh dhe ta festosh me njerezit e zemres dhe derisa te mblidhem me ta un thjesht nuk do i mbush 19 vjec.

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    E dashur Sloth,
    Te falenderoj per letren tende dhe me vjen keq qe po e vuan kaq shume vetmine ne vendin e ri dhe mungesen e shtepise dhe gjerave familjare per ty. Ndryshime te tilla jane te veshtira dhe sidomos ne fillim. Ke vetem nje muaj, keshtu qe eshte e kuptueshme te ndihesh keshtu. Me kalimin e kohes do te mesohesh gjithmone e me shume dhe ndoshta nuk do e vuash me kaq shume mallin per familjen dhe njerezit e afert. Edhe pse nuk i njeh mire njerezit ne vendin e ri dhe ata nuk e dine ditelindjen tende, do te ishte nje perpjekje per te bere shoqeri te reja nese ia thua kete ose i fton diku per te festuar. Eshte ok te flasesh per mallin dhe problemet e reja qe po has aty po ashtu. Jam e bindur qe do gjesh njerez te
    tjere afer teje qe po e vuajne te njejten gje.
    Uroj te te shkoje mbare dhe te ndihesh me mire se shpejti!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV