13.02.2016
Prsh, kam nje problem qe po me cmend po me dalin shum qime ne trup me perpara nuk kam pasur por tani kam ne cdo cep te trupit dhe kan dal shum te shpeshta mundohem ti heq por esht e kot pasi ata dalin perseri nuk e di si tia bej per kete arsye refuzoj te dal dhe me te dashurin nga frika se ai mund ta kuptoj kete gje , me shqetson shum kjo gje mos vall kam ndonje prb qe nuk shkon me trupin tim pasi jam shum e tmerruar kur shikoj qe qimet po me shtohen cdo dit e me shum press prgj nga ju pasi nga kjo gje jam shum e stresuar dhe ka filluar te ma shpif vetia ???
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Rastet e daljes se papritur te qimeve nuk jane te panjohura. Pas tyre ne pjesen me te madhe fshihet nje crregullim hormonal. Qimet shtohen nga rritja e Testosteronit qe eshte nje hormon mashkullor. Pavaresisht gjinise qe kemi ne trupin tone ndodhen si hormonet femerore dhe ato mashkullore. Sasia e tyre ndryshon ne varesi te gjinise. Situata qe ju pershkruani kerkon nje konsulte urgjente me gjinekologun dhe nje testim hormonal.