13.05.2019
kam shum deshir te vdes mos te jetoj me me eshte ber jeta bajat gjithmon po kam dhimbje koke nga stresi nuk e dua ma ket jet
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Te falenderojme qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqetesimin tend.
Pyetja jote i eshte derguar ekspertes dhe jemi ne pritje te pergjigjes.
Nderkohe do te te luteshim te lexosh artikujt qe ne kemi ne uebfaqe, edhe te shikosh video-ligjeratat qe kemi.
https://nukjevetem.al/artikujt-2/
https://www.youtube.com/watch?v=mSWkPU90-YM
https://www.youtube.com/watch?v=F4UhvKLu8GU&t=4s
Gjithashtu, nese ke deshire, ndaj me ne dicka me shume ne lidhje me menyren se si ndihesh, edhe cfare ti shkakton keto ndjesi.
Te urojme gjithe te mirat dhe jemi ketu per ty,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe more kurajon te shkruash dhe me vjen keq qe ndihesh keshtu. A mund te me tregosh me teper ne lidhje me jeten tende dhe cfare te ben te kesh stres e te mos kesh me deshire te jetosh? Mendoj se eshte e dobishme te reflektosh gjeresisht dhe te shkruash ketu ose te flasesh me dike qe mund te te ndihmoje te kuptosh me mire shqetesimin tend. Gjithashtu te ndihmon te gjesh cfare te ben te ndihesh me mire, ne fillim qofte edhe momentalisht. Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj me te mirat.