Këshilla/Blog

m2 10.09.2019

Pershendetje jam 23 vjece, qe dy vite jam nje lidhje me nje djal, dhe pikerisht keto dy vite kan filluar edhe qrregullimet e ciklit, mardhenie nuk kam pasur me te, theksoj jam e virgjer, gjate ketyre dy viteve kam pasur luhatje te ciklit, dmth cikli ka ardhur ne kohe 28 dit ose 35 mirepo ka qen i kafte, pra 6 7 muaj ka qene normal ngjyra e kuqe pastaj 2 3 muaj i kafte, psh prej dhjetorit te vitit 2018 e deri tash ne gusht ishte shume mire, ne gusht pata cikel kafte disa dit disa dit te kuq, ndersa shtatori ishte plotesisht i kadte, theksoj qe kur merr ngjyre te kafte nuk ka sasi te madhe vie thjesht si sekrecion, dhimbje djegje kruarje nuk kam, gjate ketyre 2 viteve te crregullimit te ciklit pata dhe nje infeksion candida ku u mjekova dhe brenda 2 javeve pata sherim , simptome tjera shqetesuese nuk kam gjinekologja me tha diqka qe me beri pershtypje dhe desha te di edhe mendimin e juaj , ajo tha qe keto sekrecione jane si nje lloj paralajmrimj qe mitra juaj ka nevoje per nje shtatezani, pra ne momentin qe kam filluar lidhjen jam e dashuruar, hormonet e mia kan ndryshuar dhe e kan pruar situaten deri ne ate pike ku mitra kerkon shtatezani?
Sa mund te jete e mundur kjo?
Une infermiere jam me profesion dhe une mendoj qe me shume eshte crregullom hormonal edhe pse shumicen e simptomeve te crregullimit hormonal nuk i kam, akne shtim peshe Cime te shtuara apo diq tjeter?
A mundeni te me jepni nje mendim ju Gjithashtu kerkoj ndihme nga ju, me orientoni diku, une poashtu po dyshoj ciste endometrike sipas asaj qe lexova ne internet quhen edhe cikle cokollat, si mund te diagnostifikohen qfare analizash duhet bere etj.
Ju falenderoj per kohen.

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    Se pari, “ mitra kerkon shtatzani” eshte nje perkufizim i vjeter “alla shqiptar”, i tejkaluar tashme. Ka plot njerez qe dashurohen e kryejne marredhenie seksuale e cikli nuk prishet, e mitra “nuk kerkon femije”. Ndoshta mjekja ka dashur ta beje sa me popullore te foluren, por personalisht nuk jam dakord me te.
    Cregullimet mund te jene te lidhura me luhatjet emocionale tuajat, stresin, etj etj. Ciklet kafe jane kur nuk ke shume fluks menstrual, gjaku vonon te dale dhe oksidohet e merr ngjyren kafe te erret. Asgje shqetesuese ne vetvete. Endometrioza do jepte dhimbje gjate ciklit, qe nuk i ke patur me para. Mendoj me shume per nje cregullim. Mos dil me diagnoza sepse te jep stres e te crregullon me keq ciklin.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV