Këshilla/Blog

14.03.2016

Kriza paniku
Pershendetje. Para dy muajsh fillova te kisha disa shqetesime. Me merreshin shpesh ment dhe tensionin e kosha sh te ulet(zakonisht 9me6). Mendova e kisha thjesht nga lodhja sepse punoj ne nje call center 8 ore cdo dite. Me pas keto shqetesimet filluan te shtohen derisa nje dite mezi arrita te vija ne shpi. Ne fillim kisha marrje mendsh. Pastaj filloj te me merrej fryma e nuk po shihja me nga po ecja. Isha ne urban e mu desh te zbrisja se me dukej sikur do mbytesha aty. Nuk arrija dot te mbushesha me fryme. Tw pakten kshu me dukej. Shkova ne urgjence ku me ben nje qetesues e u ktheva ne shpi. Bera pastaj nje check up total analiza gjaku,te zemres,syte. E vetmja gje qe doktori zemres me tha ishte qe kisha pak aritmi por sipas tij,sipas simptomave qe i tregova ato qe kisha ishin kriza paniku e vinin nga stresi i terpert. Me tha qe duhej te flisja mw nje psikologe po duke qen se nuk njihja nje te mire ne Tirane nuk kam shkuar ende. Keto kriza( nqs te tilla jane) i kam pas perseri po jo sh te forta. Doja te dija nga mund te vijne keto kriza e si mund ti kontrolloj. Shpesh here kam frike dhe te dal rrugve vetem se me duket sikur do ndihem keq e skam asnji tme ndihmoj. Mirepres pergjigjen tuaj. Faleminderit

  1. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,

    Ke bërë shumë mirë që je konsultuar me mjekun për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm shëndetësor. Unë do të të sugjeroja të kontrolloje tiroiden nëse nuk e ke bërë ende si dhe të sjellësh ndërmënd nëse ke përdorur ndonjë medikament në atë periudhë, faktorë të cilët mund të kenë kontribuar në gjëndjen tënde.
    Nga sa përshkruan episodet dhe simptomat, duket se ke pasur atak paniku. Ataket e panikut mund të jenë pasojë e ngjarjeve traumatike të fëmijërisë të cilat mund të jenë shoqëruar me gjëndje ankthi,gjatë periudhave dhe ngjarjeve stresante në moshë të rritur, si dhe predispozitës gjenetike të dikujt për të zhvilluar panik në rrethana të caktuar.
    Siç shihet, shkaktarët e panikut janë të vështirë për t’u kontrolluar. Ti vetë mund të përfsihesh në disa aktivitete që mund të të ndihmojnë të tilla si : praktikimi i teknikave te relaksimit, aktiviteti fizik, gjumi i rregullt,reduktim i sasisë së kafeinës, leximi i informacioneve të vetëndihmës mbi panikun dhe kërkimi i ndihmës profesionale.

    Nëse ataket e panikut nuk trajtohen, gjëndja mund të përkeqësohet deri në çrregullim paniku dhe çrregullime të tjera. Paniku është më i lehtë të trajtohet kur problemi sapo ka nisur, ndaj do t’ju rekomandoja të takoni një psikolog sa më shpejtë. Terapia Konjitiv Biheiviorale është efektive në trajtimin e panikut, dhe disa nga ekspertët e kësaj faqe kanë një formim të tillë.

    Faleminderit që kërkuat ndihmë në portalin tonë dhe mos hezitoni të kërkoni më tej.
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV