Aries 16.07.2024
Pershendetje , kam rreth 1 muaj e pak , ndjej te gjoksi i majte qe me kruhet shume thithka , perpiqem ta evitoj kruarjen po nuk e kuptoj pse po ndodh kjo gje.
Para 3 muajsh kam bere nje eko rutine gjiri dhe ka dale mire. Nuk e di nese mund te me ndihmoni me ndonje keshille ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Aries dhe faleminderit që na keni shkrur rreth shqetësimit tuaj.
Pavarësisht se ekoja e gjirit që keni bërë para 3 muajsh ka dalë në rregull, kruarja e thithkës mund të ketë disa shkaktarë të mundshëm. Ja disa këshilla që mund të ndihmojnë: kontrolloni nëse ka ndonjë irritues të mundshëm si ndonjë krem, sapun, ose rroba që mund të kenë ndikuar në ndjeshmërinë e lëkurës. Nëse kruarja vazhdon ose përkeqësohet,ju rekomandojmë një vizitë te dermatologu.
Gjithë të mirat!
Stafi Nukjevetem