Artina 27.03.2023
Pershendetje,
Jam 22 vjece dhe qe nga mosha 14-15 kam pasur cikel te rregullt menstrual deri me sot, por me pare nuk kam pasur simptoma tjera pervec dhimbjes se barkut dhe mesit, tani kohet e fundit para ciklit dhe ne fund te ciklit diten e 6 7 8 ndjej nje keputje trupi dhe dhimbje koke poashtu sot kisha dhe vjellje sepse kisha nje shtrengim ne fyt qe kur coja peshtymen me vinte te vjell, por nauze nuk kisha. Nuk di cfare te bej me bezdis dhe me merzit shume kjo gjendje nuk di si ta kaloj cfare te bej nese pi ilac per qetsimin e dhimbjeve me ndalen menstruacionet. Para 3 muaj bera analizat e gjakut dhe hekuri me doli mire , nuk e di se a mund te me kete ndryshuar hekuri qe une ndjej kete keputje trupore apo ndoshta eshte dicka tjeter.