Bani 13.05.2024
Pershendetje Doktorr,me ka filluar marramendja qe ne janar te vitit 2024 dhe nuk po me ndalon,nuk them se eshte ekstreme,por e ndjej her pas here kur levizi.pas marramendjes filluan disa simptoma te shfaqen.trubullim te syve,ftohja e kokes komplet lart dhe ftoja e kembeve e kam si ndjesi se ne fact kur I preki kembet jan normal,por un I ndjej sikur me ftohen,dhe pjesa e lekures syve posht dmth pjesa e jashtme e lekures sikur merr nje ngjyre te zeze,kam bere skaner per koken dhe momentalisht neurology nuk me ka then se kam naj problem me trurin po gjithashtu edhe me veshet me kan then je ne rregull,por ne fact e verteta eshte se un po vuaj shum me keto simptomat,theksoj qe dhimbje koke a po veshi nuk kam pasur deri me tani po marramendje po dhe ndjej me raste sikur me shtrengohet koka naj her a po fryhet.ju lutem nese me ndihmoni me naj keshill se si duhet te veproj per te zgjidhur kete problem.ju falimderit !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Bani dhe faleminderit që na ke shkruar.
Duke u bazuar në përshkrimin tuaj, duket se ka një mori simptomash fizike për të cilat ndjeni shqetësim dhe padyshim vizitat dhe kontrollet e detajuara mjekësore do të ishin këshilla ime e parë për gjendjen tuaj. Përjashtimi apo prezenca e çdo shkaku të caktuar fizik do të ishte fillimi më i mirë për trajtimin tuaj.
Pavarësisht shkakut apo pasojës, fakti është që kjo situatë evokon përjetime emocionale tek ju.
Të tilla simptoma që përshkruani mund të jenë edhe shenja të një problemi të fshehur emocional, simptoma të stresit apo ndonjë tensioni që po përjetoni si; sfida emocionale, ndryshime në marrëdhëniet personale, stresi i punës ose ndonjë situatë e vështirë jetësore që mund të keni kaluar. Vlen të theksojmë se është e rëndësishme të vëzhgoni në thellësi emocionet tuaja, ti identifikoni dhe më pas të kërkojmë mënyra për të menaxhuar stresin dhe tensionin në mënyrë efektive. Bëhuni vëzhgues i vetes dhe mbani shënime vazhdimisht mbi eksperiencat tuaja. Rileximi i tyre në një kohë të dytë mund t’ju ndihmojë ti shihni gjërat në këndvështrime të ndryshme, të kuptoni më shumë rreth vetes dhe mënyrave të shëndetshme për të shprehur dhe menaxhuar emocionet. Këtë gjithashtu mund ta provoni edhe përmes bisedave të hapura me njerëzit që i konsideroni të afërt.
Gjithashtu, do ju këshilloja të vëzhgoni dhe identifikoni burimet e stresit dhe tensionit në jetën tuaj. Për të ulur këto ndjesi, mund të provoni të organizoni kohën, të punoni për të vendosur kufinj të shëndetshëm në jetën tuaj dhe të fokusoheni në aktivitete që ju japin kënaqësi.
Gjithashtu, unë do kisha dëshirë të dija si e keni mundësinë dhe t’ju ftoja të konsideroni këshillimin me një profesionist për të eksploruar më në thellësi shkaqet e mundshme emocionale të simptomave tuaja e për të zhvilluar strategji efektive për t’i adresuar ato.
Ju inkurajoj të keni vullnetin të provoni çfarë është më lart dhe të keni rezultate të mira në rritjen e mirëqenies tuaj.
Ju falenderoj dhe pres të dëgjoj sërish nga ju.
Uarda