Këshilla/Blog

17.08.2018

Pershendetje vuaj nga depresioni kam pasur anoreksine kisha 30kg para 1 viti ku kisha 14-15 vj edhe vuja nga depresioni deri sa rashe ne peshe te dobet ku nuk mund te ecja kam bere terapi 1 vit por nuk me ka ndihmuar asgje dhe me kan liruar . Sot jam 40kg dhe vuaj ende depresioni eshte qe 3 vite tani nuk dal askund as ne shkolle nuk shkoj vetem qaj ne nje dhome te vogel ku rri tere diten aty as nuk flas me askend , tash po filloj peresi te dobesohem 28 kg dhe kjo gjith me lendon mua qe jam ne 40kg dhe jam 16vjec dua te jem me e dobet

  1. Dr.Manuela says:

    Vajze jeni nenpeshe. Vizitoni mjekun tuaj dhe konsultohuni me te pasi nuk eshte mire keshtu.

  2. Ermal Azisllari says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që ke vendosur të ndash me ne vuajtjen tënde. e kuptoj që situate në të cilën gjendesh të duket e pashpresë, pork a gjithmonë mundësi për të ndihmuar veten e për të dale nga pusi i pashpresë ku gjendesh. Fakti që kërkon ndiihmë është pozitiv në vetvete, duke treguar dëshirën tënde përtë dale nga kjo situate.

    Nga sa ke shkruar kuptoj se ke qenë në terapi për 1 vit dhe thua që kjo nuk të ka ndihmuar. Nga ana tjetër thua që para terapisë ke qënë nën 30 kg dhe pas saj ishe 40 kg – e kjo minimalisht tregon që terapia të ka ndihmuar sado pak me peshën.Megjithse terapia nuk të ka zgjjidhur të gjitha problemet e tua, është pozitive të fokusohesh tek gjërat ku të ka ndihmuar. Unë nuk e di se cfarë terapie ka qënë dhe nëse je trajtuar duke jetuar në shtëpi apo ke qënë e shtruar në spital, por gjithsesi mund të të them që ka terapi të ndryshme të cilat ndiihmojnë në probleme të ndryshme; dhe nëse një terapi nuk funksionon maksimalisht, ka gjithmonë shpresë për lloje të tjera terapie.

    Anoreksia dhe depresioni shpesh bashkëshoqërohen dhe rëndojnë njëra-tjetrën. Mbyllja vetëm gjatë gjithë ditës jo vetëm që nuk ndihmon, por përkunndrazi e thellon izolimin dhe depresionin, të bën më të pashpresë dhe më pesimiste për jetën. Fokusimi vetëm tek problemet e tua gjatë gjithë kohës krijojnë një rreth të mbyllur, dalja nga I cili mundësohet vetëm me ndihmë të specializuar. Është e nevojshme të rimarrësh aktivitetet shoqërore, të dalësh mbase me shoqet apo familjarët dhe të rimarrësh shkollën. Siguriisht qëkëto nuk bëhen për një ditë dhe është e nevojshmme të kërkosh mbështetje qoftë nga të afërmit qoftë nga ekspertët e shëndetit mendor në përballjen e kësaj situate.

    Nuk e di se si është situata jote familjare dhe se sa afër apo larg e sheh familjen në këtë process, por gjithsesi familja është një pjesë e rendësishme e zgjidhjes, kështu që do jetë e nevojshme të komunikosh me ta e tu kërkosh ndihmë. Sa më pak kohë të shpenzosh vetëm dhe brenda shtëpisë, aq më mirë është. Ndërkohë besoj se para fillimit të shqetësimeve ke pasur interesa apo hobi të ndryshme, gjëra që të pëlqenin ti bëje? Është e rendësishme të fokusohesh përsëri tek këto interesa, tek gjërat që të bëjnë kurioze, të interesuar apo të gëzuar, qoftë edhe për pak momente. Vendosja e kontaktit me këtë anë tjetër tënden është e rendësishme, që mos ta identifikosh veten vetëm me depresionin dhe anoreksinë.

    Shpresoj të të kem ndiihmuar sadopak me këtë përgjigje,

    Shërim të shpejtë,

    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV