Këshilla/Blog

10.07.2019

Pse cdo gje ne jeten time me duket e kot ?

  1. main says:

    Pershendetje,
    Te falenderojme qe na ke shkruar dhe besuar problemin tend.
    Do te te luteshim te shkruash me gjate ne lidhje me shqetesimin tend sepse do te donim te dinim me teper perse ndihesh keshtu, ne menyre qe eksperti te arrije te te ktheje nje pergjigje sa me te kompletuar.
    Gjithe te mirat,
    Stafi NukJeVetem

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Në fakt pyetja është mjaft e përgjithshme. Arsyet për çdokënd mund të jenë të larmishme, megjithatë ndonjëherë mund të jenë dhe të ngjashme.

    Nga pikëpamja ekzistenciale jeta nuk duket se ka ndonjë kuptim të paracaktuar, por kjo gjë mund të na duket tejet trishtuese dhe mund të na bëjë të ndjejmë depresion por në disa raste mund të ketë dhe efekt çlirues. Efekt çlirues sepse në momentin që e kuptojmë që nuk ka një qëllim të paracaktuar, ne kemi lirinë të lëmë pas pasiguritë tona, turpin dhe fajin që ndjejmë dhe mund ta krijojmë vetë qëllimin e jetës tonë.

    Për tu kthyer tek pyetja jote, çfarë mund të të pengojë t’i japësh kuptim gjërave në jetën tënde?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV