24.02.2016
Nuk e di pse te githe largohen prej meje. Edhe ata qe bejne sikur mduan i vjen zor nga une. Cfare te bej?!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Faleminderit qe na keni shkruar dhe kerkoni suportin tone. Ne kete pak qe keni shkruar, ju shprehni shume dhe une e ndjej kete, E kuptoj brengen tuaj sepse ju ndjeheni vetem. Do doja te dija me shume se ne cfare menyre te largohen njerezit? “Te gjithe” eshte nje fjale shume e madhe, pasi une jam e sigurte qe ka shume njerez ne jeten tuaj qe ju rrine afer dhe ju duan me te vertete, sikurse mund te jene familjaret, te aferm apo miq te ngushte. Per cfare arsye mendoni se te tjereve ju vjen zor nga ty? A ta thone ata kete gje? Dashuria ka forma te ndryshme te shprehjes se saj nga njerez te ndryshem, edhe pse ato forma nuk perputhen gjithmone me modelin qe ne kemi per dashurine. Duhet te pranojme gjithashtu, se jo te gjithe njerezit na duan dhe i duam dhe me kete fakt duhet te jetojme. Vlereso njerezit qe ke prane, prano dashurine e tyre dhe jepu dashuri. Per cdo shqetesim apo nese do te ndash dicka me ne, do na gjesh. Ti nuk je vetem!
Gjithe te mirat!
Thjesht largohen nuk e duan mendimin tim ,plus ndoshta si pelqen dhe shume pamja ime qe iki thjesht. Edhe me ate qe me duan shpesh here tregohem agresive 🙁 dhe e di qe sduhet.