Këshilla/Blog

vajze e re 13.06.2023

problemi me eshte shfaqur vitin e fundit, jam tip emocional, problemi eshte qe kur nuk me flihet me shkon e gjith nata zgjuar dhe zgjat thuajse 3-4 net
jam lodhur me dhembin muskujt dhe skam energji poashtu edhe dhimbje lukthi, qfar te bej per te ber gjum te mire ? Ne menyre te jem me produktive gjate dites

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na shkruajte dhe më vjen keq që je duke përjetuar simptoma të tilla.
    E marr mend që të gjesh energji për të vazhduar ditën është shumë e vështirë për ty dhe kjo mund të shoqërohet me simptoma të vështira për tu menaxhuar .
    Në letrën tënde thekson se je tip emocional, është shumë e rëndësishme të kuptosh se kur ndodhin këto netë pa gjumë. Kur mund të ketë filluar për herë të parë? A e lidh me ndonjë situatë të caktuar? Gjithashtu, gjatë netëve që rri pa gjumë, është e nevojshme që të identifikosh mendimet e tua. Cfarë vërtetë të shqetëson? Shkruaji diku. Mbaj një ditar afër dhe përpiqu të shkruash çdo gjë që të vjen në mëndje, ashtu siç të vjen, pa u përpjekur për ta ndryshuar atë.
    Ndërkohë, do të të sugjeroja të mos flije gjatë ditës dhe nëse në darkë vë re që s’po të zë gjumi, në çfarë do ore të jesh gjatë natës, ngrihu nga krevati dhe përpiqu të merresh me tjetër aktivitet (lexo, shih një film, dëgjo muzik, etj). Në këtë mënyrë truri yt merr mesazhin që krevati është për të fjetur gjumë. Përveç shkrimit të mendimeve dhe emocioneve të tua në një ditar, do të ndihmonin teknika relaksimi, si frymëmarrje e thellë, fokusi tek shqisat (në atë që sheh, dëgjon, prek, nuhat, shijon), meditimi, etj.
    Më e rëndësishmja është të kuptosh dhe të punosh me burimin e simptomave të tua, dhe për këtë do të të ndihmonte një psikolog klinik apo psikoterapist. Uroj që përgjigjia ime të të ndihmojë. Ndihu e lirë të më rishkruash për pyetjet më lartë apo për çdo shqetësim tëndin.

    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinke

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV