Këshilla/Blog

Ades 29.09.2019

Ndonjeher ndihem e paafte, sikur askush nuk me vlerson, sikur u dukem njeri pa autoritet, vlera tek te tjeret..
Merzitem shpejt e mkap ankthi frika

A ka te bej kjo me crregullimin e personaliteti, nqs Jo si mund ta kaloj?.

  1. Inna says:

    E tille Jam edhe une!

  2. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje Ades,
    Uroj të jesh mirë.
    Kur ti thua “ndonjehere ndihem” me bën të kuptoj se ne fakt gjërat nuk janë tamam ashtu së jashtmi, se më shqetësuese është mënyra si ti ndjehesh dhe jo në vetevete se sa njerëzit te vleresojne apo jo. Ndoshta ka dhe njerez që të vlerësojën vërtetë e ta kanë shprehur këtë. Por në vetevete ka dicka që të shtyn të ndjehesh kështu.
    Këto ide dhe ndjena duket të jenë tepër presionuese aq sa ngjanë se mbulohen me njëlloj zemërimi? Dhe të pyes a je ti e zemeruar me njerezit që nuk të vlerësojnë? Mos ndoshta këtë zemrim preferon ta kthesh ndaj vetes duke u ndjere e paafte, pa autorite dhe pa vlera.
    E them ketë sepse njerëzit shpesh preferojmë të pranojnë se ka dicka që nuk shkon me ta, kritikojnë veten që t’i paraprijnë kritikave të të tjereve. Por nuk di sa ky eshte rasti yt, sa kjo që po them bën sens për ty. Nëse dëshiron mund të na shkruash përsëri dhe më gjatë për këtë
    pjesë.
    Ti pyet a ka të beje kjo me një çrregullim personaliteti. Kjo përsëri ngjan një formë hamendësimi mbi “a ka diçka gabim tek mua”. Mendoj se çdo njeri ka crregullime të cilat janë njëlloj normaliteti për të, por diferencën e bën të qenit të hapur për të kuptuar veten dhe gjithashtu, për ta pranuar atë ashtu siç është.

    Të përshëndes,
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV