03.10.2016
Jam nje vajze 17 vjec… maredhenia ime me babain ka qene perhere e larget dhe nuk flisnim kurre … nuk me ka perkedhelur kurre gjate gjith jetes… nga babi kam pasur gjithmone frike dhe turp…keto muajt e fundit ai ka ndryshuar karshi meje, eshte bere shume i dashur dhe me afron.. nuk e di pse ka ndryshuar keshtu mbase ngaqe u semura rende para nje viti dhe per pak me humbi.. tani ai sillet shume mire me ploteson cdo deshire, ben shaka me mua, me mban afer, me perkedhel… nuk me le vetem asnje moment, me mbeshtet per cdo gje… edhe une kam filluar ta adhuroj shume.. ndihem shume e lumtur po problemi eshte se po me lindin ca ndjesi … me duket sikur jam e dashuruar me te… me duket sikur e dua tmerrsisht shum… por jo si baba… nuk e kuptoj cpo me ndodh ju lutem me ndihmoni…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje,
Faleminderit për letrën dhe sidomos për faktin që prekni një gje kaq deikate, që nuk flitet.
Më vjen shumë mirë që marrëdhënia me babain është shumë më e mirë seç ka qenë, që jeni të afërt dhe ti ndihesh e lumtur me të. Natyrisht, ndonjëherë prindërit mendojnë që fëmijet duhet ta dinë që prindërit i duan. Harrojnë të bëjn disa gjëra elementare për fëmijën që ky i fundit të ndihet i dashur dhe i pranuar nga prindërit. Kur përballen me humbjen e fëmijës kthehen dhe fillojnë të tregojnë atë që e kane Brenda dhe nuk e shfaqin, për arsye nga më të ndryshmet. Një ndër to është edhe kultura, kulturalisht dashuria për fëmijët nuk shfaqet, ca më pak në nivelet që fëmija ka nevojë, ajo shfaqet në nivelet që prindi ka nevojë ose arrin të japë. Jo rrallë herë kjo sjell ngërçe dhe lëndime psikologjike tek fëmijët. Ajo që ju sillni është e njohur në literaturën psikanalitike si “Kompleksi i Elektrës”. Ndjesë nëse fjalitë vijuese do të jenë teorike. Ky kompleks zhvillohet në moshën 3-5 vjeç. Vajza fillon të projektojë të ardhme e saj, në të cilin partneri është një ndër projektimet. Tiparet e partnerit/princit të kaltër, në fakt merren nga burri më i fuqishëm në jetën e vajzës, babai i saj. Fantazitë e një fëmje fillojnë dhe ngatërrohen duke shdnërruar babain në një partner të mundshëm. Gjithashtu babai, si figura më e rëndësishme mashkullore në jetën e fëmijës bëhet një object i dëshirueshëm për tu zotëruar nga fëmija (duke kërkuar vëmendje, energji, dashuri etj), duke nxitur një rivalitet femëror mes nënës dhe vajzës. Sepse nëna është gruaja më e rëndësishme në jetën e babait, ose perceptohet si e tillë. Fëmija mund të përballojë dy konflikte të brendëshme; babain “partner”; nënën “armike”. Ky konflikt sjell shumë ankth dhe pasiguri, ndaj fëmija në mënyrë të pavetëdishme fillon dhe shtyp, injoron. Fëmija ka aftësinë që ta shtypë këtë ankth, energji për momentin, por si konflikt shpërthen në një rethanë tjetër jetësore, më e rritur, atëherë kur më pak e pret. Duket sikur ju keni nxjerrë në nivele të vetëdijshme pikërisht ankthin dhe dëshirat që mund të keni pasur gjatë “kompleksit të Elektrës”, fakti që babi juaj ka qenë distant nuk ju ka penguar ta dëshironi dhe ënderroni në një version më të mirë, ose për ju ka qenë mjaft i mirë atëhere, gjatë rritjes mund të keni vuajtur distancën e tij.
Në gjykimin tim, duket që ju jeni duke vuajtur këtë konflikt, ato që po përjetoni duket të jenë përjetime të dikurshme por që shpërthejnë tani. Mund të takoni një psikanalist për të nxjerrë në mënyrë të përshttashme konfliktin e heshëm, pa vuajtur apo pasur ndjenja faji për dinamikën normale të zhvillimit, por që shpërthen në një moshë më të rritur.
Për gjëra më konkrete më duhet pak më shumë informacion: Si është dita juaj? Rrethi shoqëror, marrëdhëniet në familje? Dashuritë reale apo platonike? Ka shumë pak informacion edhe për jetën tuaj, që natyrisht ka gjurmën e vete në atë që jeni sot.
Ajo që dua të theksoj është që; në këtë moment ka shpërthyer një konflikt i hershëm.
Ju uroj gjithe te mirat!