Këshilla/Blog

Anonim 16.07.2024

Pershendetje stafi nuk je vetem. Jam nje vajze 25 vjecare dhe jetoj ne itali. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte sepse gjendem ne nje situate te veshtire prej disa kohesh. Jam e martuar prej 5 vitesh ne nje martese te palumtur, kjo per shkak te disa problemeve qe kam verejtur. Jam martuar me lajsmeri dhe pa deshiren time, vetem sepse donin prinderit e mi dhe mua me vinte zor te thoja jo. Ndonjehere prinderit bejne sikur na duan te miren por nuk e dine ndonjehere cfare eshte me e mira per ne. Pa dashur te zgjatem une sdua ta vazhdoj kete martese dhe nuk e imagjinoj nje te ardhme me burrin qe kam per disa arsye. Por problemi qendron pasi nuk po marr guximin te dal nga kjo mardhenie. Ndihem e bllokuar, e deshperuar dhe e palumtur sdi cfare te bej. Do ju isha shum mirenjohese nese do me vinit ne ndihme me disa keshilla. Faleminderit.

NJV