Këshilla/Blog

Antre 24.11.2019

Persh. Jam nje grua 31 vj, nene e dy vajzave. Para 1 viti e ca zbulova qe burri me tradhetonte jashte shteti ku kishte ber dhe nje femije, u trondita shume. Kam qene keq per nje vit e ca pervecese meje e kane marr vesh te gjithe shoqeria, familjaret cdo I njohur dhe I panjohur qe ai kishte nje tjeter andej. Erdhi per mos tu kthyer me jashte shtetit dhe kjo me deshiren e tij, kerkoi me ngulem ta falja dhe te harroje gjithcka. Ok vazhduam por une nderkohe kam qen shume keq, vetem sherr dhe debate kemi pasur cdo kohe, tani burri ka filluar dhe te me gjuaj e ka bere 2 here dhe kam pare nje egersi ne syte e tij qe se kam par me pare per momentin eshte gati te me vras, jam frike nga kjo gjendje , jam frike per vete . I kam then dhe prinderve per ndarje ato me kushtezojne. Jam ne udhkryq cfare me sugjeroni te bej

  1. Edea says:

    Zemer leri prinderit dhe opinionet e te tjereve.Asgje ska me shum rendesi se siguria jote dhe qe te jesh e qete.Nuk shtyhet jeta me nje person te papergjegjshem.Paska dhe dore.Ndaj e shiko rrugen tate edhe sikur te mos kesh lek ne fillim edhe sikur te punosh vet.Ska gje
    OHU TANI BEHET HALLI.Meso vetem gjermanishten me naj kurs pastaj bej letrat per andej.Mos prit paqe me ate qe ke.Ksloje vet jeten ndahu me ate njeri,meriton dike me te mire.Femija qe ka ber ai jashte martese esht shenja me e forte qe ty te tregon qe jo vetem ska dashuri per ty perderisa ngre dor me ty po nuk te vlerson as si femer.Te lutem shum,mos e shkaterro me shum jeten tende duke vazhduar me ate.Nga nje e panjohur????

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    Me vjen keq per situatat e veshtira qe ke kaluar dhe po kalon. Une besoj qe asnje njeri ne kete bote nuk e meriton te jetoje ne konflikt dhe i dhunuar. AS TI.

    E kuptoj qe mund te mos jete e lehte te shkeputesh, por duhet te mendosh per vete, per shendetin dhe mireqenien tende, por edhe per vajzat e tua, te cilat nuk do donin te rriteshin ne nje klime negative ne familje. Konflikti nuk i ben mire askujt dhe ka dy menyra per ta adresuar: ose te largohesh prej tij, ose ta zgjidhesh. Cilen do preferoje ti? Ose me sakte, cilen do te mundje te beje? Çfare pasojash do kishte njera menyre, po tjetra?

    Nga letra jote kuptoj qe e ke toleruar bashkeshortin tend dhe i ke dhene nje mundesi te dyte, por serish kjo ka sjelle probleme te tjera.

    Debatet ne çift jane te pranueshme deri ne njefare pike nese jane konstruktive dhe sjellin zhvillim, por nese kthehen ne konflikte per te asgjesuar tjetrin, atehere jetesa ne çift behet shume e veshtire.

    Ndaj une te inkurajoj qe ti t’i vendosesh gjerat ne peshore, te bisedosh me njerez qe mund te te ndihmojne dhe te gjesh nje zgjidhje sa me te mire per vete dhe vajzat e tua.

    Kam besim se do t’ia dalesh!

    Perzemersisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV