Këshilla/Blog

17.03.2016

Prsh.jam djal nga tirana .kam vite qe vuaj nga stresi dhe ankthi dhe tn besoj se jam depersonalizuar.nuk njof veten se kush jam dhe truri me esht ngrir nuk mund te ngas makinen dot e km te pamundur,dhe nuk eci dot sepse pengohem.rrij gjith diten ne shtrat smund te bej dot asgje tj.jam paralizuar totalisht.kerkoj ndihm dua te dij nqs ka ndonje menyr per tu bet normal perseri.flm

  1. Anonymous says:

    Tako nje psikiater qqe te jape disa ilace pastaj tako nje psikolog e fillo psikoterapine urgjent. mos e ler veten ashtu. sa me shpejte aq me mire rikuperohesh.
    do behesh mire.

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje

    Ju përshkruani një nivel shume te larte te shqetësimit dhe se kjo ka ndikuar perditshmerine ne jetën tuaj. A mbani mend kur ju ka filluar ky problem? Sa shpesh dhe ne cfare pjese te ditës ju ndodh te ndiheni kështu? A mund te me përshkruani situatën e fundit qe jeni ndjere keq?
    Patjetër qe ka shume profesionist qe mund tiu ndihmojnë te zgjidhni problematikat qe ju mundojnë. Prandaj ju këshilloj qe te kontaktoni një psikolog pasi do te ndihmoj te adresoni qarte problemin. Lehtësisht mund te gjeni specialist ne faqe ose te shkoni ne një psikolog qe ndodhet pranë jush

    Ne çdo moment mund te shkruash përsëri!
    Gjithë te mirat,
    Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV