Baza 17.03.2020
Pershendejte. Problemi im qendron te privatesia ime e kufizuar. Prinderit ka raste me kotrrollojne telefonin. Kur u thash kam privatesin time me thane…ku ka privatesi, ske te tille.
Problem tjeter eshte se shoqa ime ka te dashur. Edhe ate n falmiljen time e perbuzin ne syrin tim. Me pyesin i ben detyrat vjen ne shkoll ne kurse. Mesoj ajo? Me bejn pyetje rreth saj por nenteksti i tyre dihet. Mua kjo gje me lendon.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje. Të falenderoj që po ndani shqetësimin tuaj me ne dhe sikurse ju shprehni kjo situatë në familje po ju lëndon. Familjet kanë një sistem të funksionimit të tyre dhe secili anëtar i familjes ka role dhe përgjegjësi. Prindërit duken të shqetësuar ndaj jush dhe të frikësuar se mos ndoshta ndodh diçka jashtë kontrollit të tyre, gjë e cila bën që sjella e tyre të kalojë kufinjë e privatësisë personale. Pra, forma e shfaqjes së shqetësimit të tyre nuk është e duhura, madje merr edhe forma pasive agresive (kur ju bëjnë pyetje me nëntekst që ju e kuptoni mirë).
Sjellja e prindrit tregon shumë për emocionet e tyre dhe teksa ata të përmendin “ku ka privatësi”realisht ata mund t’i tremben largësisë që mund të vendoset midis jush. Mungesa e informacionit, e aktiviteteve që ju bëni dhe e ndodhive të reja që mund të ketë në jetën tuaj i bën ata të humbasin kontrollin e perceptuar dhe aftësinë mbrojtëse ndaj fëmijës së tyre. Ndonëse, fëmija teksa rritet nuk njihet vetëm me të drejtat por edhe me përgjegjësitë në mjedisin familjar.
Komunikimi dhe shprehja emocioneve në këtë rast është mjaft efektiv. Ky komunikim mund të zhvillohet në forma të ndryshme, por ajo që sugjerohet në mënyrë që komunikimi të jetë sa më i lirshëm është përdorimi i lojrave si prsh: Engjëlli Sekret (ku shkuani në letër për njërti tjetrin dhe shpreheni sesi ndiheni dhe dëshirat), Letra në Postë ( në të cilën ia dërgoni secilit prind dhe ata juve dhe komunikoni aty emocionet e juaja dhe gjërat që po ju lëndojnë) ose lojra të tjera që mund t’i gjeni së bashku me prindërit.
Shpesh herë emocionet nuk na lejojnë të vëzhgojmë dhe përshtasim sjelljen tonë, kështu pas komunikimit emocional ju së bashku me familjen tuaj mund të uleni dhe bisedoni rreth roleve dhe përgjegjësive të secilit. Mund të bëni një plan me aktivitete familjare dhe personale së bashku dhe përcaktoni kufinjë të qartë midis roleve të secilin në aktivitet e jetës personale, shoqërore dhe familjare.
Dëgjimi dhe respektimi, shprehja emocionale dhe komunikimi janë bazë për një mbarëvatje në mjedisin familjar.
Shpreh lëndimin dhe emocionet e tua, dëgjo dhe emocionet e tyre dhe së bashku bëni një plan familjar. Ripërcaktoni rolet dhe përshtasni kufinjë midis jush. Keni nevojë për liri sikurse dhe për përkrahje.
Për mbështetje të mëtejshme pres të shkruash sërish.
Gjithë të mirat
Arela
Faleminderit qe u pergjigjet ndaj asaj cka mua me shqeteson. Piksepari, me pelqen ideja juaj dhe mendoj se do ishte efektive. Pra te flas me familjaret. Ne fakt e kam provuar dhe ka deshtuar. Ajo ka dhene rezultat 2-3 dite dhe aq. Cdo gje rikthehet sic ishte. Ambjenti me duket mbytes. Nuk gjej qetesi,sherim, humbas mendjen dhe sdi cbej. Rri vetem mbi libra se e e di qe nqse un largohem ndaj pretekstit” kam shume per te mesuar” do te fillojne me ate shtypjen psikologjike qe me bejne. Nuk dua se e di qe behem keq me veten dhe ndonjehere edhe e kam lenduar vetem me shpresen qe te mbaroj apo thjesht t shfryj diku ate ankth qe me bren perbrenda. Shpresoj te me kuptosh. Faleminderit dhe pres pergjigjen tuaj sa me shpejt qe te jete e mundur!