Këshilla/Blog

Ersa 18.09.2019

Pershendetje doktoreshe , jam Ersa 22 vjec kete muaj kam patur nje cikel ne ngjyre kafe dhe me zgjati 7 dite me pas diten tjeter vej re qe kam perseri perioda me ngjyre kafe por jo sasi te shumte dhe u ben gati 11 dite qe un jam akoma me perioda kafe kam edhe dhimbje ne fund te barkut dhe para se te me vinte cikli me dolen shume pucra te vogla ne fytyre gje qe sme ka ndodhur asnjeher , jam bere merak sepse un kam patur gjithmon cikel te rregullt edhe para ketij muaji i kisha te rregullta , ne fakt kam ren shume ne peshe dhe kam shpesh here crregullime te ankthit , kam bere analiza gjaku per anemi me ka dal ne rregull kam bere edhe eko abdominale por nuk me kan then per ndonje problem ose per ciste . Doja nje keshille nga ana juaj nese duhet te shqetesohem per kete mgjyre kafe ne ciklin tim dhe zgjatjen e ciklit cilat mund te jen problemet qe mund te shkaktojne kte crregullim ?

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    Si cregullim cikli nga loja hormonale duket. Renia apo shtimi i theksuar ne peshe me shpejtesi eshte nje nga shkaktaret kryesore per kete. Ka mundesi te jete bere edhe nje kist folikular (qe nuk nenkupton asgje te keqe), qe pavaresisht ekos qe mund ta kesh bere para ca javesh, mund te jete dicka e lidhur me keto dy javet e fundit. Mund te rregullohet vetvetiu mujin tjeter , pra ciklin tjeter. Nese vazhdojne shqetesimet edhe pas menstruacioneve te radhes, me mire bej ndonje kontroll te gjinekologu. Qetesohu, te gjitheve mund te na ndodhe nje gje e tille.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV