29.10.2018
Pershendetje. Ju kerkoj ndjese per shqetesimin e kontaktimit permes Facebook, por me folen per juve si “Xhamia ku mund te falem” ne kete rast. Do kerkoja vetem nje nder njerezor, jo si klient, por si pacient. Shpresoj te me kuptoni ne diferencimin qe bej mes “klient” dhe “pacient”, sepse isha tek nje psikolog ne Tirane se fundi (per here te pare) dhe m’u drejtua me “klient”. Kjo me vrau disi, jo vetem nga cmimi per seance qe kishte, por te parit si “klient”, çka per mua, do te thote te te shohesh, para se gjithash, nga xhepat… Ndoshta gabohem, por pikerisht kjo gje me ka vene ne medyshje, t’i vazhdoj seancat me te apo jo, duke pasur edhe nje dileme, per te cilen, nese keni miresine, ju lutem me jepni nje pergjigje profesionale e te bazuar: A ka efekt (e thene shkoqur, a ben pune) psikoterapia pas 21 vitesh vuajtje dhe ndjekje rregullisht te psikiatri, mjekimesh te shumta faramaceutike (antidepresive e antipsikotike), permes te cilave permiresimi nuk ka shkuar dot me shume se 70 per qind, ne rastin me te mire. Diagnozat e tre psikiaterve, me te cilet jam ndjekur (Luljeta Lleshi, Ylvi Vehbiu dhe Hyqmet Shqerra) kane qene respektivisht te tilla: Neuroze depresive – Crregullimet e ankthit – Depresion madhor dhe Crregullime Obsesive Kompulsive (edhe situata e shqtesimeve te mia ka pasur trajektore te ndryshme ne koke te ndryshme, por shqetesimet nuk me jane larguar asnjehere). Nese ne fillim kisha makthe e fiksacione te shumta, tashme shqetesimet i perjetoj si fizike, por me shqetesueset jane ato persistente te kokes, dhimbje djegese e shtrenguese te kokes, qe nisin nga qafa pas e krejt koka, agjitim e irritim te kokes, sikur po shikoj nje drite te forte, me syte te renduar e me gojen qe me hapet dhjetra here ne dite (edhe pse fle 8 ore gjume). Per momentin kam mjekim vetem me Fluoxetina 20 mg, 1 tablete ne dite. Pra, a ka vlere me psikoterapia, ne rastin tim, pas dy dekadash vuajtje e mjekimesh te piskiatri? Ju lutemi me thoni, qe ta bej dallimin mes “klientit” dhe “pacientit”, per te cilin ju fola me siper. Dhente Zoti me ndriconi ne kete drejtim, me nje pergjigje profesionale te nje profesionisti si Ju, qe te mos “i hyj detit ne kembe”, pa sigurine se pas 10 seancash psikoterapie do t’i largoj problemet qe kam, te cilat nuk i kam ftilluar dot me 20 vite mjekim nga psikiatrit. Ju lutem shume, nje pergjigje