08.02.2019
Pershendetje, ju lutem kam nje pytje sepse nuk di ta dalloj cfar esh. Me duket pak shqetesuse. Sepse mund ta mar si per difekt, le te themi. Un kur flas me dike qe bisedojm kushdo qoftt shoqe familjar i imi, me kedo qe flas, jam un ne kafee apo e kam perball duke biseduar, NUK ARRIJ DOT TE BISEDOI DHE TA SHOF NE SY. Nuk perqendrohem dot qe ti shof njerzit ne sy kur bisedoi. Sado qe e kam kapur si difekt po prap nuk e kontrolloi dot, i mbaj syt ne tok ose verdall dhe bisedoi, ne syyy asnjeher si shof. Qoft babi im, mami im, qoft vjerra, qoft shoqe. Nuk bisedoi dot sy per sy. Cfar mund te jet kjo??
Faleminderit, duke pritur nje sqarim te tuajin.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates dhe jemi ne pritje te pergjigjes. Ne momentin e pare qe do e kemi, do e postojme ne webfaqe.
Ju kerkojme shume ndjese per vonesen, por ka patur nje ngarkese tek ekspertet dhe kemi dale pak nga afatet kohore.
Ju urojme gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje e dashur,
faleminderit qe na shkruan.
E kuptoj qe te ben te ndihesh e pasigurt dhe te influencon marredheniet me njerezit e tjere fakti qe nuk mund te kesh kontakt pamor me to.
A mund te di nese kjo shoqerohet me ndonje ndjesi tjeter si per shembull gjendje stresi apo ankthi? Shoqerohet me rrahje zemre te shpeshta? Ndihesh nervoze kur ndervepron me te tjeret?
Ne qoftese kjo ndodh, atehere mund te jete nje simptome e ankthit social – i cili perkufizohet si ankth nga situatat sociale. Une nuk mund te vendos nje diagnose nga kaq informacion qe kam rreth teje prandaj te lutem te mos e konsiderosh si te tille. Thjesht te ndihmon ndoshta te dish qe dicka e tille ekziston. Dhe eshte shume e zakonshme. Shpesh here kjo shoqerohet me tip pak te ndrojtur, dhe ka mundesi qe kjo te jete edhe ne rastin tend.
Njerezit kane personalitete te ndryshme, tipe qe variojne nga me te ndrojtur ne me te hapur, karaktere te forta e me shume te forta e keshtu me radhe. Te gjithe ne jemi te ndryshem e kjo e ben jeten tone kaq te larmishme e interesante. Nuk duhet te konsiderohet – si e quan ti, defekt – fakti qe kemi nje problem te tille. Nuk eshte mangesi, eshte thjesht dicka e jotja e cila tashme te shqeteson dhe je e ndergjegjshme qe deshiron te besh dicka per ta ndryshuar. Eshte dicka shume pozitive qe shikon dicka te vetja jote qe deshiron ta permiresosh. Besoj se menyra me e mire per ta permiresuar kete eshte qe ta praktikosh sa me shume. E kuptoj qe eshte e veshtire per ty por duke e trajnuar behet gjithmone me mire. Do te te keshilloja gjithmone te mundohesh ‚ta forcosh‘ veten tende qe te shohesh te tjeret ne sy. Provo te besh prova para pasqyres nese te ndihmon. Fillo me njerezit e afert, familjaret, njerezit qe jane te sigurt per ty. Mundohu te mos kalosh ne ekstrem duke mos i hequr syte nga to. Por me intervale te rregullta. Gjithashtu provo te veshtrosh se si shikojne njerezit e tjere, cfare tip kontakti bejne. Meso nga eksperiencat e te tjereve. Vetem me ushtrim sa me te shpeshte mund ta kalosh kete. Mjafton te kalosh veshtiresite e fillimit e me pas behet automatike.
Shpresoj kjo te te ndihmoje sado pak.
Na shkruaj serish!
Gjithe te mirat,
Elisa
Shum falemi derit per komentit, ishte mese i qart dhe i kuptushem. ne te vertet kjo duhet te jete tipi im i ndrojtur. faleminderit