Këshilla/Blog

Keta 15.04.2024

Pershendetje vajza ime mbush 10 vjet ,ne shkoll ku ajo vijon.mesimin e kan psikologen, po qe nje shoqe e saj I thot qe ti je e semur mendor qe shkon te psikologu dhe tash ajo eshte prekur mendon qe ka probleme me veten e saj e qe une nuk ja tregoj , dhe preket shum dhe qan si tja spjegoj one si ta bind se qka eshte psikologu rrespekt!

  1. M says:

    Pershendetje! Une nuk jam nje specialistet e faqes,por do te doja t’ju ndihmoja sadopak. Si fillim une mendoj se duhet te flisni me prindin e shoqes se vajzes per ate cfare ajo i thote vajzes tuaj ne kete menyre ,vajza juaj do te qetesohet sadopak nese shoqja e saj nuk e emerton me me termin e semure mendore pasi fakti qe ajo shkon te psikologu nuk nenkupton qe ajo eshte e semure mendore. Perpiquni te flisni me vajzen tuaj se si ajo ndihet qe ne kete menyre te mos mendoj se eshte vetem dhe te mendoj se ka dicka qe nuk shkon me te. Per t’ia shpjeguar se cfare eshte psikologu mund t’i thoni se psikologu eshte nje mik i vecante qe jo cdokush e ka, ai na jep mbeshtetje dhe na ben te ndihemi me te lumtur kur ne flasim me te. Psikologu eshte nje mik qe e kane vetem njerezit e vecante dhe te mire si ty. Keshtu mund t’ia shpjegosh qe mos ta konsideroj psikologun si nje njeri te keq ose te mendoj se te shkosh te psikologu ka dicka qe nuk shkon me te. Flisni me vajzen sa me shpejte te jete e mundur. Uroj te te kem ndihmuar sadopak! Te uroj gjithe te mirat dhe uroj qe vajza juaj te qetesohet dhe te bindet se nuk ka asgje qe nuk shkon me te!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV