Këshilla/Blog

29.10.2018

Kom hi jeten e 1 vajze qe ka pas lidhje qe 4 vite , per 3 mujt e fundit ka pas probleme me te dashurin gjat kohe jom njoftu me to amo gjithmon qellimin e kom pas si shoqe asgje ma shum po dita dites tu fol ma shum e ma shum e kom vrejt qe kom ra ndashni me to edhe erdh 1 koh qe u desht mos mi fol mo edhe ja shpreha njefar mnyre i thash qe 1 person si ajo do kishte ven gjithmon nzemren tem po nga ajo dit ajo sikurse do ta perfundoj edhe ate pak dashni qe kishte me ish te dashurin kem dal 3 her por vetem kemi shkemby puthje asgje ma shum zemra e jem edhe asaj osht ni e plotsume po tasht e ka kap 1 mendim qe ka tradhtu ish tdashurin moralisht po ndihet e dopt gjithqka veq po e shkatrron veten qa me kshilloni me bo

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje i dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar mendimet e tua lidhur me atë cfarë po të shqetëson aktualisht.
    Në fakt në letrën tënde ndjehet qartë kujdesi si dhe ndjesia që ke ndaj shoqes tënde, apo personit ndaj të cilit duket që janë zhvilluar ndjenja më shumë se thjesht miqësi dhe që në njëfarë mënyre nuk duket se janë kundërshtuar edhe nga ajo.
    Mendoj se ti ndihesh në disa ndjesi mikse si rrjedhojë e shoqërisë që ke me të, faktit që ajo ka një marrëdhënie dhe mungesës së qartësisë e ndjesive të përgjegjësisë në një situatë të komplikuar.

    Unë mendoj që do të ishte mirë që të mendoni për situatën në prespektivën e asaj se cfarë secili prej jush dëshiron për veten e cfarë ndjen aktualisht. Kjo kërkon të merrni kohë të reflektoni mbi ndjesitë tuaja e si doni të përballeni e ti pranoni ato.
    Në rast se për ty është e rëndësishme marrëdhënia me të si shoqe apo mike, atëherë është mirë që edhe sjelljet e tua të orientohen në këtë mënyrë.
    Nga ana tjetër shoqja jote është në një marrëdhënie për të cilën duhet të reflektojë se cfarë do të bëjë dhe kjo është dicka që lidhet me të dhe partnerin apo të dashurin aktual dhe nuk duhet të ndodh si rrjedhojë e ndikimit tënd. Prandaj është një situatë që kërkon më shumë reflektim nga ana e saj. Jepi kohën e nevojshme për këtë dhe qetësinë për ta bërë.

    Unë mendoj se më kurajoze dhe e rëndësishme është përballja me ndjenjat dhe mendimet vetjake. Përndryshe do të ngeleni në kurthin e të ndjerit fajtor apo përgjegjës dhe do të shtyni në kohë një raport të paqartë në këto ndjesi, që as lejon të zhvillohet dicka shëndetshëm (në rast se kjo është ajo që ju dëshironi) por edhe dëmton pozitat aktuale të secilit prej jush.

    Ju këshilloj të flisni hapur midis jush, të merrni kohën e nevojshme të mendoni dhe pas kësaj të bëni zgjedhjen që është më e mirë në radhë të parë për ju vetë si persona individualë.

    E kuptoj që ndoshta s’është e lehtë por shpresoj që kam mbërrit te ju me këtë përgjigje.

    Mund të na shkruani sërish në cdo rast dhe ju uroj më të mirat më tej,
    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV