13.02.2016
Para 6 muajsh ose me shume vura re qe kemben e djatht e kam me te shendosh se te majten.Jam e shqetesuar sepse nuk e di nga cfare mund te vije nje problem i till dhe mos ndoshta eshte nje problem qe ka nevoj per nje vizit mjeksore pasi une nuk jam drejtuar tek asnje mjek.Ju lutem me trgoni cfar e shkakton kete problem dhe cfar duhet te bej.Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
” Pershendetje
Faleminderit per pyetjen tuaj
Pershkrimi i ankesen suaj nuk eshte shume i qarte sepse paraqitni vetem nje shenje pa dhene informacione te tjera. Pershembull kur thoni qe njera kembe eshte me e shendoshe a nenkuptoni qe eshte e enjtur? Gjithashtu me fjalen kembe nenkuptoni shputen e kembes apo te gjithe kemben ne te gjithe gjatesine e saj nga kofsha deri tek majat e gishtave. Gjithashtu nuk dime nese kjo shendoshje e kembes a shoqerohet me dhimbje , bllokim te levizjeve te saj, apo mpirje te saj, ndryshim te ngjyres apo edhe temperatures. Gjithashtu informacion i vlefshem qe do na ndihmonte do ishte edhe mosha juaj, ilace qe pini si kontraceptive orale, natyra e punes ( nese jeni ne kembe gjithe diten) , pini duhan apo jo, a keni patur traume me pare,
Sidoqofte me kaq pak te dhena qe jepni une ju siguroj se trupi i njeriut nuk eshte asnjehere simetrik qofte ne kuptimin e numrit te kembes qofte ne trashesine e kofshes dhe gjatesine e saj. Mund te kete diferenca te vogla te cilat nuk verehen madje nga as vete personi.
Rasti juaj duket sikur eshte nje shendoshje me e madhe e cila une mendoj qe duhet investiguar dhe nuk duhet lene pas dore.
Gjeja e pare qe me shkon ne mend nese eshte shendoshje e te gjithe kembes, kercirit, kofshes, eshte tromboza e venave te kembes.
Mendoj qe duhet te konsultoheni tek mjeku specialist Angiolog ( i eneve te gjakut) per te bere nje Eko Doppler per te pare qarkullimin e gjakut ne kemben tuaj dhe per te perjashtuar problemet e eneve te gjakut dhe te limfes.
Shpresoj qe pergjigja ime t’ju kete ndihmuar sadopak!
Faleminderit!