02.05.2019
pershendetje..jam nje vajze 14 vjece dhe mendok se sa here dikush perpiqet te mbaje shoqeri me mua e ben ate sepse dicka i detyron…ne fillim kenqem kur jam me njerez por me pas ndryshon gjithcka dhe me duket sikur ata ikin e sdo kthehen me ose sikur ate detyrohen nga dicka te mbajne shoqei me mua.Perhere me thone se e kam gabim por nuk i besoj dot dhe kjo gje po me shkaterron emocionalisht kam fillluar te caj duart cdo darke dhe po bie dhe nga mesimet 🙁
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Shiko, tani esht pak e veshtir por me von do e kuptosh qe ne pergjithsi esht gjithmon nje interes i perbashket qe i ben bashk dy njerez. Per shembull ne moshen tende mund te jet mbarimi i 9vjecares me sukses, apo dalja mire ne provime.
Mos u shqeteso kaq shum per miq, merru me shum me veten tende.
Dil, bej qef, dhe nese mendon se njerzit qe ke miq do ikin perseri mos e kushtezo veten per te kaluar mir. Perpiqu te kalosh mir me ta per aq koh sa jeni bashk.
Koha do kaloj, do njohesh gjithmon njerez te rinj, me te cilet do kesh gjera te perbashketa, do jesh gjithmon me miq te rinj, por edhe te vjeter nese rrethanat vin te tilla.
Por si fillim duhet te jesh rehat me veten, te duash shum veten tende, dhe me pas me beso qe te gjith do te te duan njesoj ❤️
Përshëndetje,
Të falenderojmë që na ke besuar problemin tënd.
Nga biseda juaj duket që shqetsimi juaj lidhet me friken e te mbeturit “vetëm”.
Ju përmendni se shoket rrin me mua sepse dikush i detyron ,por më pas cdo gjë ndryshon dhe ata largohen nga mua .
Per te kuptuar me shume per gjendjen tuaj kam nevoj te di me shume:
1-Çfarë mendoni se i detyron shokët tuaj të bëjnë shoqëri me ty?
2-A largohen ata vërtet prej jush apo ky është mendimi juaj?
4-Çfarë bëni ju që shokët tuaj thonë që ju e keni gabim?
5-A keni ju një lloj frike nga të mbeturit vetëm pa shokë ?
6-Cili është shqetësimi juaj më i madh ?
Ju përmendni se kam filluar të çaj duart , kjo është një formë autoagresiviteti ndaj vetes për shkak të mos pranimit të situates.Duke ju pergjigjur pyetjeve te mesiperme dhe vazhdimit te komunikimit sebashku mund te zbulojme dhe menaxhojme ato qe na kane sjelle deri ketu.
Faleminderit paraprakisht dhe jam ne pritje te pergjigjes suaj,
MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik
…ju falenderoj qe me kthyet pergjigje,athere per pyetjen e pare te gjithe e dine se une jam nje njeri shume i ndjeshem ne klase dhe mesuesit i kan thene shokeve e shoqeve te klases te me mbajne afer,ata ndonjehere edhe largohen sespse besoj se lodhen,kur i them qe nuk vlej aspak per ju dhe kur u them qe nuk ju plq shoqeria me mua.Po kam shum frike te mbetem pa shoke dhe e vetmuar.Problemi me i madh eshte frika se mos mbetem e vetmuar dhe pa asnje shok qe te mbeshtetem.
Faleminderit 🙂
Ju falenderojmë sërisht që na keni besuar ,
Ju përmendni se ndonjëherë shokët “lodhen” dhe largohen në lidhje me këtë ,kam nevoj të kuptoj më shumë
-Çfarë bëni ju që shokët tuaj lodhen ?
-A ju kanë shprehur ata këtë gjë?
-Kur ju thoni që nuk “vlej aspak “, ku bazoheni a keni evidenca për këtë?
-Pse mendoni se atyre nuk ju pëlqen shoqëria me ju?
Nga ajo që ju përmendëni kuptohet qartë frika e të mbeturit “vetëm “pa shokë.Ajo që dua tju këshilloj është që përpiquni të kuptoni se kjo është një frikë që ekziston vetëm në mëndjen tuaj ,pasi ju nuk keni eveidenca për ta vërtetur se ju do të “mbeteni vetëm”
Fillimisht kuptoni që vetmia është pjes e jetës ne “vetëm vijmë” dhe vetëm ikim nga kjo botë .Vetja juaj është “shoku” më besinik dhe i vërtetë që do të jetë me ju përgjithmonë. Kështu që ndihuni krenar dhe kuptoni se vetja juaj është e vlefshme , dhe ju keni shumë potenciale të cilat duhet ti vlersoni cdo ditë tek veteja ,përpiquni ta vlersoni veten tuaj cdo ditë për këtë .
Gjithashtu,
Vendosni objektiva të vogla për të cilat ju besoni se do ti realizoni
Bisedoni me shokët tuaj më besnik në lidhje me frkën tuaj dhe thojuni atyre frikën më të madhe .Do të shikoni se frika juaj qëndron vetem tek ju.
Përpiquni të përfshiheni në aktivitete sociale dhe të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja
Faleminderit parprakisht!
MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik