Klara 26.08.2019
Pershendetje doktorresh,me falni per shqetsimin, une kam pasur probleme me qqregullimin e ciklit pasi qe asnjeher nuk ka ardhur ne daten e njejt apo brenda 28 diteve por brenda 32-35 dite. Jam 18 vjeqe dhe qershorin qe lam pas une bera marrdhenien time te pare. Mirpo pas kesaj cikli me erdhi si duhet por jo brenda 28 diteve. Pastaj pas nje muaji bera dhe nje tjeter marrdhenje dmth ishte hera dyte dhe kete muaj cikli nuk me erdhi fare. Dmth muajin e kaluar i kisha me daten 10 korrik ndersa kte muaj para dates qe do me vinin me erdhi vetem nje gjakderdhje qe zgjati ca ore dhe me nuk pash shenja gjaku tere muajin. Bera testin 7 dite pas vonimit te ciklit dhe doli negativ. Mund te me tregoni te lutem te pakten se qfar po ndodh me muaa. Apo mund te jete qe marrdhenia ime per here te pare. Te ket qrregulluar dhe me shume apo duhet perseris prap test.!! Ju lutem tme tregoni????.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, cikli normal quhet edhe kur eshte 32-35 dite, thjesht eshte cikel me i gjate. Cikel menstrualnormal e quajme kur nga dita e pare e ciklit deri diten e pare te ciklit tjeter eshte 28+/- 7 dite, pra 21-35 dite. Keshtu qe nuk ka dicka per t\u shqetesuar pse nuk vjen cdo 28 dite. Mendoj se eshte thjesht nje cregullim nga stresi, por nese je kaq ne merak, bej nje analize gjaku per bHCG (hormoni i barres). Ai e perjashton plotesisht, ne keto kushte qe thua ti. Gjithe te mirat.