Ada 28.01.2022
Pershendetje, ju lutem nese mund te me jepni nje pergjigje. Djali im esht 6 vjec, eshte nje femije me nje zhvillim normal, ndjek klasen e pare. Ajo cfare me shqeteson mua si nene eshte se ai eshte nje femije i ndrojtur, ne kuptimin qe nese nje femije tjeter e ngacmon nuk arrjn dot te mbroje veten e tij sic duhet, i flas shume here qe nese dikush te ngacmon duhet te sillesh keshtu keshtu, mos lejo askend te te besdis. Ndoshta kjo gje ka ardhur nga arsyeja se une mund ta kem kritikuar disa her, ose i kam then si e lejon x femije tr te ngacmoje, pse qullac je ti etj etj te ketij lloji dmth. Mundohem te jem e qete me te por me vret shume kjo gje se perse nuk arrin dot te vendos kufirin per sa i perket kesaj. Ne disa raste kam perdor nje fjalor ofendues si psh femije i keq, nuk di te mbrohesh. Kjo gje me dhemb shume se perse ja kam then gjera te tilla. Eshte gjithashtu dhe shume i ndjeshen si femije, preket emocionalisht shume shpejt, por eshte dhe kokeforte.
Perpos kesaj mendoj qe kam tejet nevoje per seanca keshillimi sepse keshtu mendoj se po demtoj anen emocionale te femijeve te mi. Ju lutem me ndihmonime ndonje sugjerim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ada, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Së pari, duhet të them se asnjë njeri nuk është perfekt, duke përfshirë këtu dhe fëmijët dhe prindërit. Të gjithë kanë momentet e tyre të vështira për t’u menaxhuar. Në lidhje me djalin, do të të sugjeroja që të bisedoje me atë për situatat konkrete me të cilat ai përballet në shkollë, pa i dhënë këshilla si fillim. Domethënë, është mirë që ta lësh që të flaës, të kuptosh se çfarë ndodh brenda tij, cilat janë arsyet pse ai nuk mund të përballet me ta. Siç duket, mendimet e tua janë për mënyrën se si mund të kesh ndikuar ti në këtë sjellje, por mund të ketë dhe shumë faktorë të tjerë që e bëjnë të vështirë për atë të përballet. Ai është fëmijë dhe asesi nuk mund të perceptojë/ndjejë/përballet me situata të ndryshme me të njëjtën mënyrë si një i rritur. Unë këtë do të sugjeroja si hap të parë, të jesh aty dhe të dëgjosh se çfarë ndjen pikërisht djali, dhe pasi ta kesh kuptuar këtë pjesën mirë, mund t’i thuash atij histori të ndryshme të fëmijëve të tjerë për mënyrën se si i kanë përballuar situata të ngjashme.
Gjithë të mirat,
Veronika