Këshilla/Blog

19.10.2018

E treta her qe ju shkruaj nuk kam pergjigjje po ju shkruaj prap Historien qe 5 muaj më ka vdek babai dhe sa ka qen dera e hapun per Ngushëllime kam qen shum mir pas dy jave më vdiq nje grua e kusherirt nga sulmi në tru atë dite qe kam qen per Ngushëllime pasi e kem kry kam hy në kafiteri ta pi nje kaffe ne Moment më ka kap nje e therrun nga kemba deri në kry jam djersit marramendje dhe dhimbje kryet mbrapa plogeshti dhe kembet e Duart si të pime më duket qe skam fuqi as të hec e as të Kap dicka më duar a kshtu në realitet kam fuqi Po ajo ndjesia qe nuk mund të hec Po më mundon shum dhe po më jep ndjesi dhe mendime të kqija si ndonje paralize apo dicka tjeter ju lutem qe të më jepni pergjigjje ndonje psikolog neuropsikolog apo dikush qe e ka perjetu kete

  1. Ankthi says:

    Pershendetje po ju shkruj une, jom me ankth edhe une qe 5 muj kaniher qaq pom shkon nerva kjo gjedje sa sdi, ne fillim kom pas edhe une mpimje nkom kom ni qe duhet me u mar me fitnes edhe nashta aktiviteti fizik ma ka hek se tash nuk kom, kom hek edhe une nfillim mvike kiamet sdisha as pse,mpimje,siklet,ndersitje,pagjumsi,trupi krejt kom hulumtu qitu mora vesh qe o ankth plus kom fol me do njerz qe kan ket gjendje dhe qe e kan kalu”mkan thon dil perqendrohu dikun tjteter”eh nejse, edhe jom ka munohna me luftu vet pa medikamete nese muj qe me ja dit vetit simtomatapo edhe kom fillu mu ndi ma mire ama kur po shoh njerz qe jon ne vjet plus po ju ktheht po tmerohna

  2. Dr. Adelina Nikolla says:

    Pershendetje ne lidhje me shqetesimin tuaj keto shenja jane normale pasi keni perjetuar humbjen e nje njeiut tuaj te dashur. Kjo plogeshti qe ju po kaloni eshte normale dhe e kalon cdo njeri nga ne ne te tilla situata.Cdo njeri ka nje menyre te veten per te perballuar humbjet ne jete dhe e gjitha kjo eshte faze kalimtare qe do kaloje dhe dhimbja do jete edhe me e durueshme. Nuk keni pse te shqetesiheni thjesht duhet te beheni me e forte dhe te keni durim per te perballuar humbjen tuaj.Mundohuni te beni aktivitete gjate dites per te mos patur shume kohe te lire qe te mund te jeni edhe me aktive per mos rene ne plogeshti.Duhet gjeni forcen brenda jush per ta perballuar dhe kaluar kete situate,dhe jam e bindur qe do ja dilni me se mire me plot sukses.
    Ju uroj dite te mbare.

  3. Ankthi says:

    Po per mua a ka pergjigjje per ankthin a mundem me largu vet po medikamente, psh frik nga humbja e kontrolls a ndodh kjo gje??? Si me largu ket ves sidomos ne publik me sa e kam kuptu mka ardh nga streset e shumta, po mundohna qe 5 muj me ndihem tem ndonjeher ndihem mire dhe them”ckado qe ndodh do ndodhi skam ku iki po mbeshtetem nZot” sa zgjat ky ankth, ju faelminderit, mund ta cek se kisha simtoma me te kqia mka ndodh ku skam mund me nejt me njerz a eshte normale mduket ndonjeher sikur mos te jem mire psiqikisht sdi shum e merzitshme,ta cek qe isha tek nje neurolog me dha zalasta dhe seroxat nuk i perdora me shume se dy jav sepse doja tja dilja vet poashtu nje psikolog me sugjeroi qe eshte ankth shqetesues ,, vetem se po kam frik po me ndodh ndonje gje.. ju faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV