Këshilla/Blog

GS100 26.04.2024

Pershendetje doktor si jeni , kam 4 muaj qe her pas here me dhemb koka dhe jam i shperqendruar , ne disa raste me del gjumi naten me rrahje te shpeshta zemre por me ze prap . Kam pasur simptoma te ndryshme qe nga marrje mendsh , humbje shperqendrim dhe frike me ndenjur ne shtepi , dhe mendime negative . Gjate dites merem me aktivitet fizik , dal me miqte , ha ushqime te shendetshme , mar magezium dhe kam lexuar disa libra psikologjik qe me kane ndihmuar . Te gjitha simptomat e siper permendur i kam larguar dhe nuk i kam me problem perves se kam her pas here nje dhimbje koke dhe mos perqendrim .Gjate ketyre 4 muajve mund te themi se gjysmat e diteve kam qene shum mire per shkak te aktiviteteve qe merem dhe levizjes me miqte por gjysmat e diteve i kam pasur me keto simptoma . Doja te dija cfare kam konkretisht dhe cfare mund te bej me teper dhe a eshte dicka serioze ? Dmth a ka rrezik me teper te ndonje pershkallzimi apo te vazhdoj me programi me aktivitete fizike , meditoj 2 her ne dit, ha mir dhe leviz me .shoqerin . Kohet e fundit shumicat e diteve i kam pasur me gjendje shume te mire pervec disa rasteve kur cohem ne mengjes . Veten me mir e ndjej pas nje aktiviteti fizik ku ndihem sikur skam asgje . Nqs keni mundesi te me orientoni cfare mund te bej ? Faleminderit Shume

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe dua t’ju përgëzoj për angazhimin që tregoni për të përmirësuar gjendjen tuaj.

    Ju lexova me kujdes dhe duke patur parasysh simptomat që përshkruani, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për një vlerësim të plotë të situatës suaj shëndetësore dhe nëse mjeku juaj konfirmon se nuk paraqisni një gjendje serioze shëndetësore, unë do t’ju inkurajoja të vazhdoni me programin e aktiviteteve fizike, meditimin, ushqimin e shëndetshëm dhe bashkëveprimin shoqëror. Kjo, pasi këto janë hapa të shkëlqyer për të mbajtur lart mirëqenien emocionale dhe fizike.

    Pas ekzamonimeve të plota, nëse problematikat e dhimbjes së kokës apo mospërqendrimit janë prezente, unë do ju ftoja të konsideroni ta ndani këtë gjë me një terapist, duke ndërtuar një raport të qëndrueshëm dhe të afërt me të dhe që mund t’ju ndihmojë të identifikoni dhe trajtoni shkaqet e mundshme psikologjike të këtyre simptomave.

    Gjithashtu, praktikimi i teknikave të relaksimit dhe menaxhimit të stresit mund të jenë efektive në lehtësimin e tensioneve dhe simptomave të këtilla (mund ti referohemi websiteve mbi shëndetin mendor të cilat të guidojnë hap pas hapi në ndjekjen e tyre).

    Mos harroni që kujdesi për veten është një proces i vazhdueshëm dhe shumëdrejtimësh dhe ju përgëzoj për punën e shkëlqyer që bëni duke u përkujdesur për veten!

    Unë ju falenderoj dhe pres të dëgjoj sërish nga ju. Ne jemi këtu për të ndarë.

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV