Artemis 05.09.2022
Pershendetje doktoreshe Erlinda! A mund te besh besh analize me strisha vaginale nese je e virgjer apo behen vetem ne rast se ke kryer mardhenie? Faleminderit paraprakisht!
Ps: uroj mos te jete pyetje prej injorantje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Artemis,
Nuk eshte aspak pyetje prej injoranteje, perkundrazi. Analiza mund te merret, ne hyrje te vagines. Mund ta merrni vete apo mund t’jua marre mjeku. Tamponi (ai qe merr analizen) mund te vendoset dhe me thelle, por nga mjeku, jo ju vete.Tamponi eshte mjaft i holle dhe kalon kollaj.
Gjithmone, nese dyshohet per ndonje infeksion, nuk eshte analize rutine.
Gjithe te mirat,
Elinda