Këshilla/Blog

tensioni zemres 29.09.2024

pershendetje kam vjerren me tension zemre doja te dija teknika ose ndonj metode ne raste shpejtesie si mund ta ndohmoj ne raste shpejtesi ne shtepi

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje! Faleminderit që na kontaktuat. Ja disa këshilla të dobishme për të ndihmuar vjerrën tuaj me tension zemre në rast urgjence në shtëpi:

    1. Veprimi i parë është lajmërimi i ambulancës.
    Duhet t’ia bëni të ditur qendrës së emergjencës se dyshoni për një infarkt, në mënyrë që të niset një ekip i specializuar i kardiologjisë së bashku me ambulancë.
    Gjithsesi, nëse dyshoni për infarkt, ju duhet të jepni ndihmën e parë ndërkohë që prisni për ambulancën, pasi nuk ka kohë për të humbur.

    1. Duhet t’i jepni të sëmurit pozicionin e duhur: i sëmuri shtrihet në shpinë dhe i vendoset diçka nën kokë, në mënyrë që koka të qëndrojë më lart se trupi. Sipërfaqja në të cilën shtrihet i sëmuri duhet të jetë e sheshtë dhe e fortë. Këmbët duhet të mbahen të përthyera në gju. Ky lloj qëndrimi lehtëson punën e zemrës dhe ju jep kohë për të marrë veprime të tjera.

    2. Më pas duhet të merreni me qetësimin e të sëmurit, në mënyrë që të mos ndryshojë pozicionin për shkak të ankthit. Një nga shenjat e tjera të infarktit të miokardit është frika nga vdekja, e cila i nxit të sëmurët të mos mbajnë pozicionin e lartpërmendur. Duhet me fjalë ta qetësoni të sëmurin.

    3. Një nga shenjat e infarktit akut të miokardit është vështirësia në frymëmarrje, duhet të merren masa për të shtuar sasinë e oksigjenit. Nëse ndodhet në shtëpi, hapet kondicioneri për ajrosje ose / dhe hapen dritaret për të përmirësuar oksigjenin në dhomë. Lehtësohet pjesa e sipërme e të sëmurit, duke hequr gjërat rreth qafës dhe duke hapur rrobat në pjesën e sipërme të trupit.

    4. Për qetësimin e dhimbjes vendoset nitroglycerine (trinitrin një tablet) nën gjuhë dhe jepet analgin ose ndonjë ilaç tjetër antinflamator për qetësimin e dhimbjes. Jepet një tabletë aspirinë 500 mg tab nga goja.

    5. Nëse me gjithë masat e marra nuk ka përmirësim të gjendjes klinike, duhet të ndiqet gjendja e të sëmurit me kujdes. Kontrollohet frymëmarrja, pulsi, rrahjet e zemrës. Nëse është e mundur, matet tensioni, i cili mund të zvogëlohet së bashku me dobësimin e muskulit të zemrës.

    6. Nëse i sëmuri humbet vetëdijen, pulsi bëhet i dobët, nëse nuk dëgjohen të rrahurat e zemrës, atëherë ekziston një mundësi shumë e madhe që zemra ka ndaluar së rrahuri. Ky është një moment kritik në dhënien e ndihmës së parë. Në këto kushte bëhet një goditje me grusht në qendër të gjoksit. Ky veprim mund të rikthejë ritmin e zemrës. Nëse edhe pas kësaj i sëmuri nuk ka puls, duhet filluar asistenca zemër –mushkëri.
    Ju urojme me te mirat,
    Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV