Këshilla/Blog

Lena 23.06.2024

Jam ne udhekryqin me te madh te jetes sime. E di qe do marr vetem kritika nga ana juaj, eshte me e pakta gje qe mund te pres ne fakt. Nuk e di ne jam ne forumin e duhur por thjesht me duhet te shprehesha, pasi e ndjej qe po humbas mendjen.
Kam tradhtuar tim shoq, ka ndodhur si ngjarje para 3 muajsh. Ai nuk eshte ne dijeni por ndjesia e fajit po me mbyt, ditet kalojne edhe gjendja ime behet me e keqe. Nuk e kuptoj edhe tani qe po ju shkruaj arsyen pse e bera. Keto gjera nuk ndodhin kurre aksidentalisht, e di kete. Por akoma sme besohet qe shkova deri ne ate pike sa te kryej tradhti aq me teper dhe fizikisht. As e komceptoja ta beja kete gje me pare, as e imagjinoja qe do e gjeja veten ne kete situate. Ne shume raste mendoj ti jap fund jetes sime, por kam dhe nje vajze te vogel 4 vjece dhe nuk mund te shkoj deri ne masa te tilla ekstreme. Ne fakt ajo po me mban gjalle e po me ben ta humbas mendjen deri diku. Por sinqerisht se di sa do e shtyj ne kete menyre.
E kam dashur tim shoq marrezisht, dhe ende e dua, me personin qe e tradhetova e shkeputa cdo kontakt te mundshem dhe u betova per sa te jem gjalle kurre sdo e bej nje veprim te tille. Por me grryen perbrenda, nuk ha dot e as nuk fle dot. Mendoj ne disa raste tja them e ti rrefehem po nuk e di cmund te ndodhe nese e bej kete gje, demi do ishte i pakthyeshem. Kam nevoje per nje keshille si te veproj ne kete rast. E di qe kam bere dicka te tmerrshme dhe skam justifikim per kete, eshte nje barre e paperballueshme po thjesht doja nje mendim. Ju lutem mos me lini vetem.

  1. AMatureGirl says:

    Pershendetje Lena,
    Une mendoj se nuk eshte fundi i botes. Gabimet jane njerezore dhe se ke idene sa gabime me te medha ndodhin brenda dites jo vetem ne Shqiperi por ne tere boten dhe bota vazhdon rrotullohet.
    Nuk dua te gjykoj a ke bere mire apo keq (sepse nuk kam asnje te drejte per ta bere kete) por dua te te pergezoj qe e ke kuptuar ‘gabimin’ dhe i ke dhene fund e je betuar qe sdo ta perserisesh.
    Ka me miliona gjera me te keqija qe partneret bejne ne fshehtesi te njeri-tjetrit dhe nuk kane ndjenjen e fajit ose mendimet per te vra*e veten. Kjo e fundit nuk duhet as te te bie ne mend si opsion keshtu qe te lutem hiqe nga mendja.
    Une mendoj se duhet ta falesh veten nese ndihesh qe ke bere gabim, mos i trego askujt, por vazhdo e jeto e lumtur dhe fali dashuri familjes tende.
    Ti uroj gjithe te mirat dhe te lutem mos u ndje ne faj, cdo gje ndodh per nje arsye, e rendesishme eshte si reflektojme dhe si e vazhdojme jeten. Shume perqafime <3 <3

  2. Anonymous says:

    Nuk e di kush je por sapo me dhe nje buzeqeshje e nje lehtesim pas muajve te tere ankthi dhe kriza paniku. Po e shkruaj kete me lot ne sy dhe te falenderoj per kete koment, eshte dicka qe skam arritur tja shpreh askujt dhe perbrenda po vdes, po ja qe duhet te shtirem sikur jam mire e te mos le vend per dyshime. Sinqerisht do doja te te takoja e te hapja zemren. Ndjej qe dita dites po e humb mendjen po duhet te drejtohem te nje profesionist me mire. Do doja te te perqafoja fort e te falenderoja pasi me bere te besoj qe mund edhe te gjej nje mbeshtetje diku…

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV