Këshilla/Blog

Dua 29.09.2019

Pershendetje! U be rreth 1 vit qe jam ne nje njohje me nje djal, qe ne fillim kemi pas probleme pasi ai nuk esht shum tip I qendrueshem dhe pjesen me te madhe te kohes eshte i merzitur. Kam arritur te kuptoj qe kam ndjenja per te dhe do beja cdo gje qe dhe ai te ishte mire, mirpo ai nuk shprehet . Une e kam te veshtir ta kuptoj dhe merzitem nese nuk jemi mire bashke. Ndonjehere mendoj se jam e dobet dhe kam krijuar varesi ndaj tij sepse nuk mund te heq dor prej tij. Aq shume e dua. Deshira e tij eshte te largohet nga shqiperia , sigurisht qe nuk dua te largohet. Jam munduar shpesh here qe te heq dore prej tij po e kam te pamundur. Nuk e di nese ai ka te njejta ndjenja si une. Te lutem me thuaj a duhet te luftoj me te apo ta le te ik dhe ndoshta ashtu do jete me mir

  1. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje,
    Uroj të jesh mirë.
    Nga përshkrimi yt duket se gjendja e djalit që po njihesh ka ndikuar shumë në gjendjen tënde emocionale. Me se shumti ti shprehesh për gjendjen e tij, e ngjan se ai ka zene një pjesë të madhe në shqetesimet dhe dëshirat e tua të tanishme. Kjo duket se le në hije gjëra të tjera të rëndësishme. Mënyra se si ti ndjehesh, si ai të bën të ndjehesh, rëndësinë që ti ke, qëllimet dhe dëshirat e tua etj. Mendoj se të gjitha këto janë shumë të rëndesishme, dhe të ftoj që vetë ti të reflektosh pak më gjatë rreth tyre.
    Na shkruaj përseri,
    Të përshëndes
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV