24.07.2019
Pershendetje stafi nuk je vetem jam nje vajz 25 vjece problemi im eshte se ndihem shum e vetmuar un kam qen edhe ne shkoll keshtu jam e merzitur qe qova shum vite dem duke mos pasur shok apo shoqe e ndiej veten shum te lodhur sepse po e humbas komunikimin edhe me familjen qe me par isha shum e lidhur me to nga merzitja dhe papunësia do tentoj edhe te mbys veten si nderova dot prinderit e mi 😭😭
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Alora. E kuptoj gjendjen tuaj dhe empatizohem me ju. Gjendesh ne nje situate objektive ku ti ndihesh e pafuqishme per t’i ndryshuar gjerat… per momentin. Por cdo gje ka dhe aspektin subjektiv te sajin, i cili eshte mjaft i rendesishem. Meqenese ke permendur se “ke bere shume gabime nga merzitja” do te doja te me flisje me shume lidhur me kete se ndoshta mund te jete nje pikenisje per te kuptuar me mire ndjenjat e tua. Rrjetet sociale jane nje menyre per te mos u ndjere vetem, sidomos kur e kemi shume te veshtire vetmine, por ato e humbasin kete funksion kur behen qellim ne vetvete. Ajo qe do te keshilloja me shume dashamiresi eshte qe te flisni edhe me prinderit lidhur me shqetesimin tuaj dhe mos ta humbisni besimin dhe deshiren per te ndryshuar dicka. Jeni ne nje moshe kur si trupi ashtu dhe shpirti bashke me mendjen pohojne jeten ne cdo cast- edhe pse na duket ndryshe( edhe nickname qe ke zgjedhur nenkupton driten qe shkelqen).Me shume kenaqesi mund te vazhdojme te komunikojme bashke. Gjithe te mirat.
Vetmia prsh stafi jam nje vajz 30 vjece dhe as un kam humbur shoqerin jam shum e mbyllue si karakter kam frik se nuk do martohem askush nuk me do mua ndihem shum keq mendoj te vdes jeta me esht ber e veshtir njerezit jan shum te djadhzuar sot me duket gjithca e pamundur
Me jepni nje zgjidhje ju lutem me ndihmoni si te dal nga kjo situate