Këshilla/Blog

Ana 29.09.2019

Pershendetje, jam nje vajze 25 vjec dhe ndjehem shume keq, kjo sepse dhe i fejuari im u nda nga un dhe shoqet e ngushta me kthyen shpinen, me duket vetja njeriu me i keq ne bote. Shume shpesh qaj, thjesht vazhdoj jeten po s ndjej asnje kenaqsi dua ta di si ta kaloj kete situate? Faleminderit

  1. Innocent says:

    Mos e vrit mendjen e dashur sepse gjithcka kalalon . Pastaj nuk ke çi do ato shoqe fallco dhe ate te fejuar qe nuk te vlereson vertet. Behu e zonja e vetes dhe mbaje koken larte qe ti tregosh botes qe nuk ja ke nevojen askujt

    1. Ana says:

      Jetoj ne nje vend shume te vogel ku mentaliteti te vret, ku mami im cdo dite me thote:na fute te gjalle ne dhe, esht shume e veshtire te jesh e forte

  2. hej says:

    cdo gje kalon

  3. Inna says:

    Ti nuk je e keqe! Vazhdo perpara pikerisht nga keto shtysa,ti mund tia dalesh e vetme!

  4. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshëndetje Ana,
    Kur humbim gjëra dhe njerëz shpesh gjeja e parë që bëjmë është të fajësojmë veten. Duket se dhe ti këte po bën duke thënë se të “duket vetja si njeriu më i keq në botë”. është normale gjendja e trishtimit dhe vështiresia për të ndjerë kënaqësi pas këtyre momenteve të vështira dhe
    ndoshta një mënyrë për ta kaluar këtë gjendje është t’i qash njerëzit që u larguan nga ti, “të mbash zi” për ta dhe t’i lësh të ikin. Me siguri ka njerez të tjerë që do të duan të jenë pjesë e jetës tënde dhe gjithashtu të të lejojnë ty të jesh pjesë e jetës së tyre.
    Me siguri ti mund të thuash me shume për cfarë ka ndodhur dhe si je ndjerë. Ndaj do ishte mirë ti ndash këto ndjesi me persona tjerë pranë teje, sic je shprehur ketu apo, me tej të kërkosh shërbimin e psikoterapisë.
    Mund të na shkruash përsëri ose të marresh pjese ne çatin e Nuk Je Vetem.

    Të përshëndes!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV