19.11.2018
Pershendetje! Jam i fejuar edhe kemi rreth nje vit qe nuk kemi kryer mardhenien e pare me te fejuaren sepse ajo eshte e virgjer ka shume frike edhe thote qe ka shume dhimbje dhe nuk mundet. Aq sa dridhet edhe qan megjithese e kemi provuar disa here . Eshte nje gje qe e duam prej kohesh por nuk po mundemi.Doja nje sygjerim nga ju se si mund te veprohet ne keto raste.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Pergjithesisht, vajza qe kane kaq shume veshtiresi kane shkaqe psikologjike: kane degjuar shume histori te frikshme lidhur me humbjen e virgjerise dhe nuk e lene veten te lire e nga kontraktimi, nuk e lejojne partnerin te penetroje; nuk jane bashkepunuese, per shume arsye psikologjike ( turpi, tabu, frikera nga e kaluara, et etj) dhe veshtiresojne mardhenien. Do rekomandoja nje kontroll te nje psikolog te dy sebashku, per te gjetur shkakun e frikes, e ndoshta edhe nje kontroll te gjinekologu, per t’i sqaruar anatomine gjenitale dhe per ta siguruar qe nuk ka asnje problem me te qe ta pengoje. Uroj ta zgjidhni sa me shpejt kete problem.
Gjithe te mirat
Pershendetje jam e fejuar edhe ka shum koh qe kam mardhanje me te fejuarin ama spo ndodh me pas gjakderdhje ama gjdo her qe po kem mardhanje po kam dhimbje a mun mem ndimu pse